Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►PUPURRÍQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më bëhen mornica në trup (nga të ftohtët, nga frika etj.); puprrohem. Iu pupurriq mishi (kurrizi).
2. vetv. Mblidhem, rrudhem (nga të ftohtët, nga frika etj.); rrëgjohem. Iu pupurriq trupi. U pupurriq nga tmerri.
3. pës. e PUPURRÍQ. U pupurriq nga thëllimi.
✱Sin.: pupurriqem, mornicem, rrëqethem, rrëgjohem.
PUPURRÍQ vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj t’i shkojnë mornica në trup. 2. E bëj të mblidhet a të rrudhet nga të ftohtët.3. Rrëgjoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUPURRÍQJ/E,~A f. 1. Veprimi kur pupurriqem.2. Gjendja kur jam pupurriqur.✱Sin.: mornica, rrëqethje, rrëgjim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUPURRÍQUR (i, e) mb. 1. I mornicuar. 2. I mbledhur, i rrudhur. 3. I rrëgjuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë