Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PUNËTORÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. 1. Tërësia e punëtorëve të një ndërmarrjeje, të një vendi etj., punëtorët; klasa punëtore. Punëtoria shqiptare. Punëtoria e minierave. Përfaqësuesi i punëtorisë.
2. Repart pune në një ndërmarrje prodhimi (të veshjeve, të këpucëve etj.); punishte. Punëtoria ushtarake. Hyri në punëtori.
3. Seminar informues dhe edukues që mbështetet në diskutime dhe aktivitete ndërvepruese, zakonisht me një numër jo të madh njerëzish. Organizuan një punëtori për teknikat bazë të vizatimit.
PUNËTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që punon drejtpërdrejt në prodhim duke përdorur fuqinë e krahut dhe mjetet e punës (kryesisht në industri, në ndërtim, në transport, në peshkim, në shpërndarje dhe në shërbimet komunale). Punëtor me mëditje. Greva e punëtorëve të masonerisë (të ndërtimit të autostradës).
2. Ai që kryen një punë a një detyrë të caktuar; ai që është në marrëdhënie pune, ai që punon diku, punonjës. Punëtorët e mendjes (të shkencës).
✱Sin.: punonjës, krahatar.
PUNËTÓR,~E mb. 1. Që merret me punë prodhuese, që punon drejtpërdrejt në prodhim, që punon në ato fusha ku përdoret fuqia e krahut. Gruaja punëtore. Rinia punëtore.
2. Që ka të bëjë me punëtorët, që u përket punëtorëve, i punëtorëve; që përbëhet nga punëtorë; që është karakteristik për punëtorët. Shtresa punëtore. Lëvizja punëtore. Ndërgjegjja punëtore.
3. Që punon shumë, që e do punën, që nuk ia përton punës. Njeri (nxënës, djalë) punëtor. Grua (vajzë) punëtore. Është shumë punëtor.
4. Që mund të punojë; që shërben për të bërë një punë, që mund të futet në punë; që lidhet me punën, i punës. Fuqia punëtore. Forca e lirë punëtore. Ditë punëtore.
✱Sin.: punëdashës, punëmadh, bonjë, punonjës, krahatar, bartës, mbartës, hamall, mëditës, argat, ndërtues, i zellshëm, punëmbarë, mbarë, i përpjekur, llërëdjegur, langore.
PUNËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Punoj; shërbej. Jemi gati të punëtojmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që punon drejtpërdrejt në prodhim duke përdorur fuqinë e krahut dhe mjetet e punës (kryesisht në industri, në ndërtim, në transport, në peshkim, në …
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËTÓR,~E mb. 1. Që merret me punë prodhuese, që punon drejtpërdrejt në prodhim, që punon në ato fusha ku përdoret fuqia e krahut. Gruaja punëtore. Rinia punëtore. 2. Që ka të bëj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që punon drejtpërdrejt në prodhim duke përdorur fuqinë e krahut dhe mjetet e punës. Punëtore e re (e shkathët). 2. Bleta punëtore. Punëtoret mbl…
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËTÓRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Bletë punëtore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë