Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PUNËTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që punon drejtpërdrejt në prodhim duke përdorur fuqinë e krahut dhe mjetet e punës. Punëtore e re (e shkathët).
2. Bleta punëtore. Punëtoret mbledhin nektarin.
3. vjet. Punishte, punëtori; ndërmarrje prodhimi. Punonte në një punëtore.
4. krahin. Filiç.
✱Sin.: punonjëse, bletë, punishte, punëtori, vemëz, bletë, ndërmarrje filiç.
PUNËTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që punon drejtpërdrejt në prodhim duke përdorur fuqinë e krahut dhe mjetet e punës (kryesisht në industri, në ndërtim, në transport, në peshkim, në shpërndarje dhe në shërbimet komunale). Punëtor me mëditje. Greva e punëtorëve të masonerisë (të ndërtimit të autostradës).
2. Ai që kryen një punë a një detyrë të caktuar; ai që është në marrëdhënie pune, ai që punon diku, punonjës. Punëtorët e mendjes (të shkencës).
✱Sin.: punonjës, krahatar.
PUNËTÓR,~E mb. 1. Që merret me punë prodhuese, që punon drejtpërdrejt në prodhim, që punon në ato fusha ku përdoret fuqia e krahut. Gruaja punëtore. Rinia punëtore.
2. Që ka të bëjë me punëtorët, që u përket punëtorëve, i punëtorëve; që përbëhet nga punëtorë; që është karakteristik për punëtorët. Shtresa punëtore. Lëvizja punëtore. Ndërgjegjja punëtore.
3. Që punon shumë, që e do punën, që nuk ia përton punës. Njeri (nxënës, djalë) punëtor. Grua (vajzë) punëtore. Është shumë punëtor.
4. Që mund të punojë; që shërben për të bërë një punë, që mund të futet në punë; që lidhet me punën, i punës. Fuqia punëtore. Forca e lirë punëtore. Ditë punëtore.
✱Sin.: punëdashës, punëmadh, bonjë, punonjës, krahatar, bartës, mbartës, hamall, mëditës, argat, ndërtues, i zellshëm, punëmbarë, mbarë, i përpjekur, llërëdjegur, langore.
PUNËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Punoj; shërbej. Jemi gati të punëtojmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që punon drejtpërdrejt në prodhim duke përdorur fuqinë e krahut dhe mjetet e punës (kryesisht në industri, në ndërtim, në transport, në peshkim, në …
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËTÓR,~E mb. 1. Që merret me punë prodhuese, që punon drejtpërdrejt në prodhim, që punon në ato fusha ku përdoret fuqia e krahut. Gruaja punëtore. Rinia punëtore. 2. Që ka të bëj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËTORÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. 1. Tërësia e punëtorëve të një ndërmarrjeje, të një vendi etj., punëtorët; klasa punëtore. Punëtoria shqiptare. Punëtoria e minierave. Përfaqësuesi …
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËTÓRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Bletë punëtore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë