Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PUNËPÁSTËR mb. Që bën punë të pastër, që e bën punën të mirë e të qëruar. Mjeshtër punëpastër. Grua punëpastër.
PUNËPABÚKUR mb. Punëpamirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËPÁBË́RË mb., edhe si em. Punëpambaruar, punëpabitisur. Llafemadhi – punëpabëri. (fj. u.). Gojëpambylluri – punëpabëri. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËPADÚKUR mb. Që nuk i duket puna, që nuk i ka duk puna. Grua punëpadukur.✱Sin.: punëthatë, duartharë, pabrumë, i pabereqet, i pabukë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËPADÚKUR,~I m. sh. ~, ~IT Ai, të cilit nuk i duket puna, ai të cilit nuk i ka duk puna.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËPADÚKUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo, së cilës nuk i duket puna, ajo së cilës nuk i ka duk puna.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËPÁK mb. Që bën pak punë a që punon pak; punëpambaruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËPAKRÝER mb. Punëpambaruar; kund. punëkryer.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËPAMÍRË mb. Që bën punë të pamirë, që nuk bën punë të mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËPAPÚNË mb., edhe si em. Ngatërrestar. Na mbeti nëpër këmbë punëpapuni.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUNËPÁQË mb. Punëpastër. Zonjë punëpaqë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë