Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PULT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Tryezë e vogël dhe e pjerrët, që shërben për të vendosur mbi të një libër, partiturat etj.; katedër. Pulti i dirigjentit. Pulti i mësuesit. Vuri partiturat në pult.
2. tek. Pajisje e pajisur me sinjale, me aparatura matëse, kontrolluese etj., që shërben kryesisht për të drejtuar automatikisht punën në një fabrikë, në një sektor të caktuar etj. Pulti qendror. Pult elektrik. Pulti i drejtimit (i komandimit). Drejton nga pulti. Pulti i televizorit. Pulti i garazhit. Pulti i kondicionerit.
PULTÉSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pupagjel.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULTÉS/Ë,~A f. Tartabiqe, çimkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULTÍNAS,~I m. sh. ~, ~IT Pultjan.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULTÍNAS,~E mb. Pultjan.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULTÍNAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pultjane.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULTÍR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Menopon gallinae) Morr i pulave.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULTJÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Pultit ose me prejardhje nga Pulti.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULTJÁN,~E mb. Që lidhet me Pultin a me pultjanët, që është karakteristik për Pultin a për pultjanët, i Pultit a i pultjanëve, që është krijuar nga pultjanët.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULTJÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Pultit ose me prejardhje nga Pulti.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë