Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÚLL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Njollë e vogël, zakonisht e rrumbullakët dhe me ngjyrë të ndryshme në trupin e një kafshe, në sipërfaqen e një sendi etj.; balë. Pulla të bardha (të zeza). Kalë me pulla të bardha. Ka një pullë në ballë.
2. Njollë yndyre a prej diçkaje tjetër në një rrobë. I bëri një pullë.
3. Shenjë a njollë në vendin e vrarë, e djegur etj. në lëkurën e njeriut a të kafshëve; nishan. Pullë e kuqe. Pullat e lisë. U mbush me pulla. I dolën ca pulla të kuqe. Iu bë lëkura (trupi) pulla-pulla.
✱Sin.: balë, larë, blanë, vulë, pullëz, pllangë, rogë, brokë, shenjë, njollë, nishan, lot.
PÚLL/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Kopsë. Pulla fildishi. Pullat e palltos (e xhaketës, e këmishës, e pantallonave). Mbërtheu pullat. Iu këput pulla.
2. tek. Buton. Pulla e ziles elektrike. Pullat e fizarmonikës.
3. Koka (e gozhdës). Pulla e gozhdës.
4. Copë stofi, sa një kopsë e rrumbullakët, që i vihet dyshekut në shumë vende, nga lart e nga poshtë, për të mbajtur leshin a pambukun që të mos lëvizë. I qepi dyshekut pullat.
5. Arnë në një rrobë a veshje; arnë në këpucë, mballomë.
6. Copë letre katërkëndëshe, me një figurë dhe me emrin e shtetit të shtypur në të, që shitet me një çmim të caktuar zakonisht nga zyrat postare për t’u ngjitur mbi një letër, mbi një kartolinë, mbi një dokument, mbi një pako etj. që të tregohet se pagesa për shërbimin është kryer. Pullë poste. Pullë monopoli. Seri (koleksion) pullash. Album pullash. Mbledh (mban) pulla. I vuri pullën.
✱Sin.: kopsë, buton, komçë, follë, arnë, mballomë, kilzë.
♦ M’u bë pullë (dikush) përb. m’u ngjit, m’u qep dhe nuk më ndahet; m’u bë rrodhe; m’u bë ferrë. Pullë poste tall. njeri i ngjitur, që të qepet pas e s’të ndahet. S’ia vë për pulle (dikujt) nuk e përfill fare, s’dua t’ia di për të.
PULLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pullash.2. Kafshë e re mashkull, që nuk i është vënë ende samari.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULLÁK,~E mb. 1. Pullash.2. Që nuk i është vënë ende samari (për një kafshë). Mushkë pullake.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULLÁN,~E mb., edhe si em. Pullak. Dhi (dele, lopë, pelë) pullane. Kec (qengj) pullan.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULLÁQ,~E mb. Pullash.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Gomar a kërriç me pullë në ballë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULLÁR,~E mb. Pullash.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULLÁS ndajf. Me pulla. Luajmë pullas.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULLÁZ,~I m. sh. ~E, ~ET Çati. Pullazi i shtëpisë. Tjegullat e pullazit. Mbi (nën) pullaz.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULLÍM,~I f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pulloj dikë ose kur pullohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÚLLM/Ë,~A f. 1. Miell i situr, majë mielli.2. Pjalm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë