Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PULËVÓG/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. zool. (lat. Rallus, Porphyrulla) Zog shtegtar me pendë të murrme e lara-lara, me këmbë të shkurtra dhe sqep të gjatë, që gjuan në ujë e që ka mish shumë të shijshëm.
2. Pjesa e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje pulëvoglash: Pulëvogla e Antarktikut (lat. Rallus antarcticus). Pulëvogla e bariut (lat. Gallirallus australis). Pulëvogla e gështenjtë (lat. Eulabeornis castaneoventris). Pulëvogla gushëbardhë (lat. Dryolimnas cuvieri). Pulëvogla gushëhirtë (lat. Gallirallus oculeus). Pulëvogla e hijshme (lat. Rallus elegant). Pulëvogla e kënetës (lat. Porzana porzana). Pulëvogla laroshe (lat. Pardirallus maculalus). Pulëvogla e padukshme (lat. Habroptila wallacii). Pulëvogla e purpurt (lat. Pophyrula martinica). Pulëvogla e gështenjtë (lat. Rallina rubra). Pulëvogla sqepgjatë (lat. Rallus longirostrus). Pulëvogla e ujit (lat. Rallus aquaticus). Pulëvogla e verdhë (lat. Coturnicops noveboracensis). Pulëvogla e zezë bajza.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë