Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÚL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Gallus domesticus) Shpend shtëpiak, me trup të vogël e me krahë të shkurtër, që mbahet për vezët dhe për mishin; femra e gjelit. Pulë e bardhë (e zezë). Pulë pikaloshe. Pulë këmbëleshe. Pulë e pjekur. Mish (vezë) pule. E vuri pulën klloçkë. Ra dhelpra në pula. Verbëria e pulave (mjek., veter.). Fle me pulat fle shumë shpejt. Pula e botës të duket më e majme. (fj. u.) gjëja e tjetrit të duket më e mirë. Pula e fqinjës (e tjetrit) të duket patë. (fj. u.) gjëja e tjetrit të duket më e mirë. Kur s’ke pulën, ha (edhe) sorrën. (fj. u.) kur s’ke mundësi tjetër pranon diçka më të keqe nga ajo që dëshiron. Kur s’ke pula, mos bëj “ish”! (fj. u.) mos u përziej në punë që s’të takojnë! Kur s’ke pula, pse hahesh me dhelprat? (mos u merr me dhelprat!) (fj. u.) mos u përziej në punë që s’të takojnë! Më mirë një vezë sot, se një pulë mot. (fj. u.). Pula bën vezën, kaposhi këndon. (fj. u.). Pula e vogël e bën vezën të madhe. (fj. u.). Pula bën vezën, kakaris e zgjon mëhallën, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. (fj. u.). Posa kakaris pula, do të bëhet furriku pa derman. (fj. u.). Pulë shushkë e bishtpërpjetë. (fj. u.). Mos bëj si ajo pula: ka ka ka e vezë s’ka. (fj. u.). Meli i pulës (bot.) kostrevë. Rrush pule (bot.) mana toke. Thua pule (bot.) thuapulë. Pulë e groshme pulë pikaloshe. Verbëri e pulave (veter.).
2. Tërësia e shpendëve shtëpiak (meshkuj e femra). Lëshoi pulat. Ndolli pulat. Ushqeu pulat.
3. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje pulash: Pula me çafkë (lat. Bonasa bohasia). Pulë deti (lat. Meleagris gallopavo domesticus) shpend i madh shtëpiak, me pupla zakonisht në ngjyrë të errët e pika-pika, me krahë të shkurtër, me kokën dhe një pjesë të qafës pa pupla, që rritet kryesisht për mish; femra e gjelit të detit, bibë, misëroke. Pulë dushke (lat. Scolopax) shaptore, shapkë. Pulë e egër (lat. Tetrax tetrax, Otis tetrax) shpend i egër me trup sa një pëllumb, me pendë zakonisht ngjyrë kafe në të kuqërremtë, me kokën të verdhë me njolla të murrme e me sqep ngjyrë kafe të mbyllur, që jeton në pyje të mëdhenj; pula e livadheve. Pulë fushe pula e zakonshme. Pulë gurece pulë guri, pulë me trup të vogël. Pulë hini pulëhine. Pula e livadhit (lat. Otis tarda) shpend i livadheve a i stepave, si gjel çafkor që vrapon shumë shpejt në tokë. Pula e moçalit (lat. Porphyrio porphyrio belluz). Pula e madhe e prerisë (lat. Tympanuchus cupido). Pula e vogël e prerisë (lat. Tympanuchus pallidicinchus). Pula qafëbardhë e shkëmbit (lat. Picathartes gymnocephaulus). Pula e shkurreve (lat. Megapodius eremita). Pulë shqerake. Pulë uji (lat. Gallinula chloropus) shpend i egër, i ngjashëm me shaptoren, me këmbë të gjata, që jeton në vende moçalore dhe ushqehet me peshk. Pulë e vogël e livadheve (lat. Otis tetrax L.) shpend i vendeve kënetore, me pupla të përhime me cirka të çelëta, që ushqehet me peshq.
4. Kokërr misri e pjekur, por që nuk ka plasur ose nuk është bërë pupagjel. Misri mbeti pulë.
5. fig. Njeri i urtë dhe i ndrojtur, njeri tepër i butë; njeri frikacak që përulet e nënshtrohet lehtë. E bëri pulë dikë e nënshtroi, e vuri nën urdhrat e veta; e shtroi, ia theu krenarinë. U bë pulë.
✱Sin.: pulkë, kaçullatë, kaçule, corkë, i urtë, i druajtur, i butë, frikacak, i përulur, i nënshtruar, i bindur.
♦ U bë pulë (dikush) mospërf. u urtua dhe iu përul e iu nënshtrua dikujt, u vu nën urdhrat e tij; u shtrua, nuk kundërshton për asgjë; e humbi krenarinë (zakonisht nga frika); u bë qengj; i ranë pendët (dikujt); i ranë fletët (dikujt). U bë *katëk pule (dikush) përçm. Kur të bëhet sorra pulë iron. shih kur të pjellë mushka iron. (Bën) si pula kur i vjen veza (dikush) nuk rri në një vend, lëviz andej-këtej; nuk ka durim të presë; s’i zë vendi vend (dikujt). Bie me pulat (dikush). 1. Fle shumë herët; është gjumash, nuk duron të rrijë vonë. 2. Është njeri i fjetur e i plogët; nuk e vret mendjen për asgjë. E kanë çukitur pulat (dikë) tall. nuk është në rregull nga mendja, ka shkarë, nuk është në vete, s’është në terezi; ka lajthitur, ka shkalluar ca; ka luajtur nga vidhat (dikush); ka një vidhë (një burgji) mangët (dikush); i janë liruar burmat (dikujt); i janë zbërthyer dërrasat (dikujt); i janë liruar rrathët (dikujt). E di ku pjell pula (dikush) e di ku është e mira, e gjen të mirën vetë. Sa *frëngu pulën. *Gushë pule përçm. *Gjel ndër pula. S’ia ha dhelpra pulat (dikujt) është i zoti, nuk ia hedh dot, di të mbrojë veten a të dalë nga gjendje të vështira; s’ia ha qeni shkopin. Ku ha pula *gur (strall). Sikur ka ngrënë *plëndës (katëk) pule (dikush) shaka. S’m’i ka ngrënë pula (sorra) *mendtë. S’ha pulë të ngordhur (dikush) nuk është budalla, nuk ia hedh dot; nuk pranon çdo gjë; s’e ha (s’e merr) sapunin për djathë. I ha pula *qurrat (dikujt) shpërf. Ka ngrënë *zemër pule (lepuri) (dikush) tall. Humbi si *shurra e pulës (dikush) përçm. S’hyn as në *shpatull të pulës (dikush) mospërf. S’ka pula e bën “ish” (dikush) shih s’ka pula e hahet me dhelprat (dikush). S’ka pula e hahet me dhelprat (dikush) përzihet në punë që s’i takojnë, jep këshilla a ndërhyn për diçka që s’ka lidhje me të; s’ka ndonjë hall a përgjegjësi e shqetësohet kot; s’ka pula e bën “ish”; fut hundët (hundën). Kur s’ka pulën ha (edhe) sorrën (dikush) ndonjëherë është i detyruar të pranojë diçka më të keqe nga ajo që dëshiron a që kërkon; bën si bën, mësohet edhe me kushte të vështira ose me pak gjë, ia del edhe me diçka pa shumë vlerë. Ka *zemër pule (lepuri) (dikush). Ku s’këndon as pulë e as gjel shumë larg, në një vend të humbur e të shkretë; s’dihet se ku; ku ha pula gurë; në anë të dynjasë; ku bën dreqi vezë. Me *këmbët e pulës. (E lëshon) si pula glasën (dikush) bised. e thotë a e bën diçka pa pasur parasysh se ku ndodhet e në ç’rrethana është, flet me vend e pa vend, pa i peshuar fjalët; sillet pa përgjegjësi e pa u menduar fare; (e lëshon) si lopa bajgën. Ia merr pula (macja) *bukën nga dora (dikujt) tall. E merr *vezën në bark të pulës (të sorrës) (dikush). Mëson *veza pulën! iron. Ka ngordhur ajo pulë (që bënte ato vezë) ka ikur ajo kohë e mirë; s’janë më ato kushte e rrethana, kanë ndryshuar kohërat. Nuk e nxjerr (dot) pulën nga kopshti (dikush) është shumë i ngathët, nuk është i zoti për asgjë; nuk e nxjerr (dot) qimen nga qulli. Pula e botës i duket më e majme (patë) (dikujt) gjëja e tjetrit i duket më e mirë; ka lakmi për gjënë e tjetrit, nuk është i kënaqur me të vetën. Pulë në grurë (në thekër, në mulli) njeri në mes të të gjitha të mirave, me të gjitha ç’i duhen, që nuk i mungon asgjë; ai që është në gjendje shumë të mirë; patë në gjetkëz; vezë në kulaç (në mes të kulaçit); veshkë në mes të dhjamit. Pula e huaj i bëhet patë (dikujt) iron. shih pula e botës i duket më e majme (patë) (dikujt). Pulë e lagur përçm. njeri frikacak a shumë i druajtur; që rri i përulur e i nënshtruar, sikur ka bërë faj ose ka frikë; mace e lagur; mi i lagur; edh i shtirë; (që rri) me bisht ndër shalë (dikush). Pulë qorre keq. njeri që punon pa kujdes, pa e menduar mirë diçka; dikush që shkon kuturu. Shumë pula e pak vezë shumë njerëz a zhurmë, por pak punë; shumë miza e pak mjaltë. Nuk e vë në *shpatull të pulës (dikë). Me *zemër pule (lepuri) shpërf.
PULËDÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pupagjel.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULËGÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shushunjë. Vendosi te kërcinjtë disa pulëgare.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULËHÍN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. zool. (lat. Numida meleagris) Pulë me trup më të madh se pula e zakonshme, me pupla ngjyrë hiri dhe me njolla të bardha e të zeza, që bën vezë të vo…
Shfaq përkufizimin e plotë →PULËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Rritës pulash, pularritës. 2. Shitës pulash, pulashitës. 3. Lojtari që mbyll sytë në lojën pulas a kukafshehtas.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULËTÁR,~E mb. 1. Që rrit pula; pularritës.2. Që shet pula, pulashitës.3. Që mbyll sytë në lojën pulas a kukafshehtas.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÚLËZ,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Gallinula chloropus) Pulçinë, bajzë.2. Pjesa e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje pulëzash: Pulëza bishtzezë (lat. Gallinula vent…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÚLËZ mb. Kokërrvogël (zakonisht për rrushin). Rrush pulëz (bot.) rrush i bardhë, me kokrra të vogla, të rrumbullakëta e me lëkurë të hollë, që piqet më shpejt se llojet e tjera.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÚLËZA,~T f. vet. sh., astr. Shenjëzat.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pulëzoj ose kur pulëzohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PULËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR fig., kal. E bëj pulë dikë, e bëj t’i bjerë hunda; e urtësoj duke e kritikuar, duke e sharë etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë