Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PSIKOPATOLOGJÍ,~A f., mjek. 1. Degë e mjekësisë që studion çrregullimet mendore tek individi, duke kërkuar shkaqet e tyre gjenetike, biologjike, psikologjike e shoqërore.
2. Sëmundje që shpërfaqet me sjellje që tregojnë një çrregullim mendor. Psikopatologji prindërore.
PSIKOPATOLOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me psikopatologjinë; i psikopatologjisë. Ndërlikim psikopatologjik. Çrregullim psikopatologjik. Profili psikopatologjik i një vrasësi të vajzav…
Shfaq përkufizimin e plotë →PSIKOPÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Ai që është me çrregullime a me dëmtime psikike, ai që është me gjendje psikike a mendore jo të shëndoshë, të sëmurë. Psikopat i rrezikshëm. Është …
Shfaq përkufizimin e plotë →PSIKOPÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET mjek. Ajo që është me çrregullime a me dëmtime psikike; ajo që është me gjendje psikike a mendore jo të shëndoshë, të sëmurë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PSIKOPATÍ,~A f., mjek. Çrregullim a dëmtim i veprimtarisë psikike, gjendje psikike a mendore jo e shëndoshë, e sëmurë. Shenja (shfaqje) psikopatie.
Shfaq përkufizimin e plotë →PSIKOPATÍK,~E mb. Që karakterizohet nga psikopatia.
Shfaq përkufizimin e plotë →PSIKOPATOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Specialist në psikopatologji.
Shfaq përkufizimin e plotë →PSIKOPATOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Specialiste në psikopatologji.
Shfaq përkufizimin e plotë →PSIKOPEDÍ,~A f., mjek. 1. Mjekim i fëmijëve me të meta mendore. 2. Mjeshtëri e shkathtësi për të ndikuar psikologjikisht te fëmijët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë