Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PSIKOFARMACEUTÍK,~E mb. Psikotrop; psikoaktiv. Lëndë psikofarmaceutike.
PSIKOFARMAKOLOGJÍ,~A f. Degë e psikologjisë që merret me ndikimin e drogave psikoaktive te sjellja dhe aftësia njohëse e përdoruesve të tyre, psikologjia farmakologjike.
Shfaq përkufizimin e plotë →PSIKOFARMAKOLOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me psikofarmakologjinë, i psikofamakologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PSIKOFIZÍK,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me psikofizikën, i psikofizikës; që merret me marrëdhëniet ndërmjet stimujve fizikë dhe dukurive mendore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PSIKOFIZÍK/Ë,~A f., mjek. Degë e psikologjisë që merret me marrëdhëniet ndërmjet stimujve fizikë dhe dukurive mendore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PSIKOFIZIOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Ai që merret me psikofiziologji, specialist në psikofiziologji.
Shfaq përkufizimin e plotë →PSIKOFIZIOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET mjek. Ajo që merret me psikofiziologji, specialiste në psikofiziologji.
Shfaq përkufizimin e plotë →PSIKOFIZIOLOGJÍ,~A f., mjek. Degë e mjekësisë që merret me studimin e burimit a të shkaqeve të dukurive psikike dhe të lidhjeve të dyanshme ndërmjet proceseve psikike e veprimtaris…
Shfaq përkufizimin e plotë →PSIKOFIZIOLOGJÍK,~E mb., mjek. Që lidhet me psikofiziologjinë, që i përket psikofiziologjisë, i psikofiziologjisë. Metodat psikofiziologjike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë