Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PSHERËTÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Veprimi që bëjmë dhe zhurma që dëgjohet kur psherëtijmë. Lëshoi një psherëtimë. Dëgjoheshin psherëtima.
2. Marrja e frymës thellë dhe nxjerrja e saj me forcë, zakonisht kur jemi të brengosur a të mërzitur, kur kujtojmë me mall dikë a diçka, kur çlirohemi nga një ankth etj.
✱Sin.: ofshamë, ofsh, shamtinë, gulçimë, rënkim, aht, ahmë, ah.
PSHERËTÍ,~A f. Psherëtimë
Shfaq përkufizimin e plotë →PSHERËTÍ/J vep., ~VA, ~RË jokal. Marr frymë thellë dhe e lëshoj me forcë kur jam i brengosur a i mërzitur, kur kujtoj me mall dikë a diçka, kur çlirohemi nga një ankth etj., nxjerr…
Shfaq përkufizimin e plotë →PSHERËTÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që psherëtin.
Shfaq përkufizimin e plotë →PSHERËTÍTËS,~E mb. 1. Që psherëtin.2. fig. Që shpreh brengosje a mërzitje. Vështrim psherëtitës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PSHERËTÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që psherëtin.
Shfaq përkufizimin e plotë →PSHERËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Psherëtij. Psherëtonte nga mërzia.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë