Fjalori
PRURËS

PRÚRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që bie afër diçka nga vendi ku ajo gjendet; ai që sjell diçka me vete. Prurësi i porosisë. Prurësi i librit.
2. Ai që vjen dhe njofton për diçka, ai që sjell një lajm. Prurësi i lajmit (i përgjigjes, i të falave).
3. Qeniembart e përhap një sëmundje ngjitëse, ai që sjell një sëmundje. Prurësi i epidemisë (i gripit, i fruthit).
4. tek., usht. Mekanizëm në një armë zjarri, i cili e shpie fishekun a predhënfolenë e tytës ose të grykëszjarrit. Prurësi i fishekut. Krahu i prurësit.
5. Radiostacion i vendosurafërsi të një aerodromi, që jep sinjale për të drejtuar pilotët.
Sin.: mbartës, sjellës, lajmës, lajmëtar, përhapës, sëmundjembartës.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.