Fjalori
PROVOHEM

►PROV/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mat forcat me dikë tjetër.
2. vetv. E vë vetenprovë për diçka; sprovohem.
3. pës. e PROVÓJ. Provohet shkencërisht (katërçipërisht).
Sin.: dëshmohet, vërtetohet, sprovohem, matem, mundohem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PROVOJ
PROVOJ

PROV/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Paraqitdhëna për të vërtetuar, për të mbrojtur ose për të hedhur poshtë diçka, për të bindur dikë etj., vërtetoj; dëshmoj, argumentoj. Provoj shkencërisht (me dokumente, me fakte).
2. Bëj një eksperiment a një provë për të marrëdhëna për diçka ose për ta njohur atë. Provoj fortësinë (butësinë) e lëndës. Provojlaborator.
3. Shikoj gjellën për kripë, kërkoj, ngjëroj; ha ose pi diçka për herëparë; shijoj. Provoj verën (konjakun). S’e kam provuar atë gatesë.
4. E përdor diçka për të parën herë dhe e shoh si është, si më rri, si punon etj. Provoj kostumin (fustanin). Provoj xhaketën (këpucët). Provoj biçikletën (kompjuterin).
5. E vë dikëprovë para se t’i ngarkoj një detyrë, e vë të bëjë diçka që ta njoh mirë; sprovoj. E provoivështirësi (në të keqe). Arin e provojnëzjarr. (fj. u.). Pa e provuar veten, mos u kallëzo trim. (fj. u.).
6. Kontrolloj shkallën e zotërimit të njohurivefituara nga dikush, e marr dikëprovim. Provoi nxënësitgjuhën shqipe.
7. Vë të gjitha fuqitë për të arritur diçka; bëj përpjekje me një synimcaktuar; përpiqem; mundohembëj diçka. Provongjitesh edhe një herë! Provoni ta zbuloni!
8. E heq a e vuaj vetë diçka; e njoh nga përvoja ime, përjetoj. Ka provuar urinë (kërcënimin, urrejtjen). E provoi mbi supe (mbi shpatulla, mbi kurriz) diçka. Ai që e ka provuar, di edhe të ta mësojë. (fj. u.).
9. mat. Bëj provën, me të cilën vërtetoj se një veprim është i përpiktë. Provoj zgjidhjen e problemit.
Sin.: vërtetoj, faktoj, dëshmoj, argumentoj, njëmendoj, ngjëroj, kërkoj, shikoj, ushtoj, sprovoj, përpiqem, mundohem, përjetoj, njoh, shoh, njëmendoj, tregoj, shijoj, shtroj, synoj, vuaj.
I provoj (i mat) *pulsin (dikujt) libr. E provoj (e heq) mbi *supe (diçka).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.