Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PROVINCIALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj provincial, ia ngushtoj vlerën duke e lidhur me një krahinë a me një province. Provincializon traditën. Mungesa letërsisë shkencore, që krijohet në Shqipërinë shtetërore, pashmangshëm i cenon, i ngushton, i rrudh, i varfëron e kjo domethënë se i provincializon studimet tona shqiptare. (shkenc).
PROVINCIÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka zakone e sjellje si të një njeriu të provincës; i ngushtë, i pazhvilluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROVINCIÁL,~E mb. 1. Që i përket provincës, i provincës; që është ose bëhet në provincë; që banon e punon në provincë. Qytet provincial. Spital provincial. Autoritetet provinciale.…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROVINCIÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka zakone e sjellje si të një njeriu të provincës; e ngushtë, e pazhvilluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROVINCIALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur provincializoj ose kur provincializohem.2. Rrjedhimi kur provincializoj ose kur provincializohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PROVINCIALIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem provincial.2. pës. e PROVINCIALIZÓJ. Shqipëria nuk mund të provincializohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROVINCIALIZÚAR (i, e) mb. Që është provincializuar. Që prej romantizmit e këtej, kombet e provincializuara kërkojnë që konteksti i tyre i vogël të bëhet i dukshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROVINCIALIZÚES,~E mb. Që privincializon dikë a diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROVINCIALÍZ/ËM,~MI m. 1. Të qenët provincial. 2. Prapambeturi, prapambetje. 3. gjuh. Krahinorizëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROVÍNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ndarje administrative e tokësore në disa shtete; krahinë. Provincë malore. 2. Krahinë larg kryeqytetit, zakonisht e prapambetur. Djalë (vajzë) nga pr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë