Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PROVÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur provoj ose kur provohem. Provimi i lagështisë (i nxehtësisë).
2. Punë me shkrim ose me gojë, që bëjnë nxënësit, studentët etj. për të kontrolluar shkallën e njohurive të fituara, për të kaluar klasën, për të marrë një gradë a kategori të re etj. Provimet vjetore (e fundit, përfundimtare). Provimet e klasës (e pjekurisë, e pranimit). Provimet e shtetit. Provim me gojë (me shkrim). Pyetjet e provimit. Fleta e provimit. Rregullorja e provimeve. Komisioni i provimit. Dha provimin. E mori në provim. U rrëzua në provim.
✱Sin.: provë vërtetim, detyrë, kontroll, test.
PROVIMDHË́NËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që jep një provim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROVIMDHË́NËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që jep një provim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë