Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PROTEST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Ngre zërin kundër një padrejtësie, një veprimi të paligjshëm etj.; shpreh kundërshtimin tim për diçka, bëj protestë. Protestuan me forcë (me vendosmëri).
PROTESTÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fet. Besimtar e ithtar i protestantizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROTESTÁNT,~E mb. Që lidhet me protestantizmin, që i përket protestantizmit, i protestantizmit; që mbështetet në protestantizëm, që beson në protestantizëm; që përhap protestantizm…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROTESTÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fet. Besimtare e ithtare e protestantizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROTESTANTÍZ/ËM,~MI m., fet. Emërtim i përbashkët për disa besime të krishtera që u shkëputën nga kisha katolike romake pas reformës së shekullit XVI.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROTESTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur protestoj. 2. Protestë.✱Sin.: revoltim, rebelim, protestë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PROTEST/ÓHET vep., ~ÚA (u), ~ÚAR njëvet. Ngrihet zëri kundër një padrejtësie, një veprimi të paligjshëm etj.; shprehet kundërshtimi për diçka, bëhet protestë. U protestua në të gj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROTESTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën a që merr pjesë në një protestë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROTESTÚES,~E mb. 1. Që bën protestë kundër dikujt a diçkaje, që proteston. Studentët protestues.2. Që shpreh protestën. Zë (vështrim, qëndrim) protestues.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROTESTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që bën a që merr pjesë në një protestë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROTÉST/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kundërshtim i vendosur për një padrejtësi a për një veprim të paligjshëm. Protestë me shkrim. Valë protestash. Në shenjë proteste.2. Shprehja në mëny…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë