Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PRÍER vep., PRÓRA, PRÍRË 1. kal. Pjerr, anoj. Prori sytë (kokën) nga e majta. Kali e prori anën.
2. jokal., vet. v. III Anon ngarkesa e një kafshe a një mjeti transporti. Prori kamioni.
3. fig., jokal., vet. v. III Merr një rrugëzgjidhje të caktuar, anon. Nga po prierte davaja?
✱Sin.: pjerr, anoj, përkul.
PROREKTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Zëvendësrektor, nënrektor.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROREKTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Zëvendësrektore, nënrektore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROREPUBLIKÁN,~E mb., pol. 1. Që përkrah e mbështet republikën a republikanët; që merr anën e republikanëve; që mbështet të djathtën a konservatorët në një sistem shumëpartiak. 2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →PRORÚS,~E mb. 1. Që merr anën e Rusisë, që është përkrahës e që vepron në të mirë të qytetarëve të Rusisë.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÓR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Luginë, lugajë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë