Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PROPAGANDÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që bën propagandë. Propagandiste e flaktë.
PROPAGANDÍM,~I m. Veprimi kur propagandoj ose kur propagandohet. Propagandimi i ligjeve. Propagandimi i librit.✱Sin.: predikim, propagandë, përhapje, masivizim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROPAGANDÍSHT ndajf. Në mënyrë propagandistike.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROPAGANDÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që bën propagandë. Propagandistët e luftës në televizion.✱Sin.: propagandues, përhapës, predikues, agjitator.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PROPAGAND/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e PROPAGANDÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROPAGAND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj propagandë, merrem me propagandë. Propagandoj teknikën e teknologjinë bashkëkohore.2. keq. Mundohem t’i mbush mendjen dikujt me fjalë të z…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROPAGANDÚAR (i, e) mb. Që është propaganduar. Edukimi i propaganduar. Programet e propaganduara të partive politike.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROPAGANDÚES,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Propagandist, predikues.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROPAGANDÚES,~E mb. Që bën propagandë, që propagandon. Aftësi propaganduese. Lajme propaganduese. Fushatë propaganduese.✱Sin.: propagandistik, përhapës, popullarizues.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROPAGANDÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Propagandist, predikues. Gazetat janë propagandueset më të mëdha të konfliktit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROPAGÁND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Veprimtari e gjerë me anë të shtypit, të radios, të fjalimeve etj. për të përhapur dhe për të ngulitur te njerëzit një doktrinë a një ide, për t’i …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë