Fjalori
PRONË

PRÓN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pasuri (tokë, banesë etj.) që i përket ligjërisht dikujt ose një institucioni. Pronë private. Pronë publike (shtetërore, e kishës, e teqesë). Plotësi i pronës (gjuh.) gjymtyrë e dytë e fjalisë e shprehur me një emër, që tregon pronësi a përkatësi.
Sin.: pasuri, zotërim, mall, gjë, tokë, çiflig.


Rezultate të ngjashme

PRONÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që zotëron një pronë a një pasuri. Pronar i madh tokash. Pronari i uzinës (i fabrikës, i resortit, i hotelit). Pronari i shtëpisë.Sin.: i zoti, zot, zo…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRONÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që zotëron një pronë a një pasuri. Pronarja e hotelit (e restorantit). Pronarja e shtëpisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRONDÍ,~A f. Dobi, dobishmëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRONDÍT vep., ~A, ~UR kal. Prodhoj, bëj diçka të dobishme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur pronoj ose kur pronohet diçka.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRONJÁK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me pronën. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pronë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRON/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR vjet., kal. E bëj pronën time; përvetësoj, arrij të kryej diçka që synoja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRONÓR,~E mb., gjuh Që tregon se sendi i përmendur i përket një vete të caktuar, që shpreh përkatësinë ndaj dikujt a diçkaje (për përemrat, si imi, yni, yti, jotja, i tij, i saj, i…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRONÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjuh. Përemri pronor. Pronorët e gjuhës shqipe. Pronorët e vetës së parë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.