Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PROLETÁR,~E mb. Që ka të bëjë me proletarët ose me proletariatin, i proletarëve ose i proletariatit; që përbëhet nga proletarët ose mbron interesat e proletariatit; që është karakteristik për proletarët. Parti proletare. Familje proletare. Me prejardhje proletare.
PROLETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Punëtore me mëditje në sistemin kapitalist, i cila nuk ka asnjë mjet prodhimi dhe jeton me fuqinë e krahut të vet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROLETARIÁT,~I m. Klasa e proletarëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROLETARIZÍM,~I m. Veprimi kur proletarizoj ose kur proletarizohem. Proletarizimi i prodhuesve të vegjël (i zanatçinjve, i fshatarëve të varfër).
Shfaq përkufizimin e plotë →►PROLETARIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Kthehem në punëtor me mëditje, bëhem proletar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROLETARIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E kthej dikë në punëtor me mëditje, e bëj proletar. Njihet si vendi që e proletarizoi dhe e zhveshi njeriun nga prona, personaliteti, dinjiteti …
Shfaq përkufizimin e plotë →PROLETARIZÚAR (i, e) mb. Që është kthyer në punëtor me mëditje, që është proletarizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë