Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PROJEKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj projektin të një vepre, bëj projektin e diçkaje. Projektuan një kompleks industrial (një fshat turistik, një shkollë, një kampus universitar). Projektuan ndërtimin e një qendre të re banimi pas tërmetit. E projektuan rishtazi qendrën e qytetit.
2. Shfaq në ekran me përmasa të zmadhuara një film, një figurë, një tablo etj. me aparate të posaçme. Projektoi filmin.
3. libr. Bëj mend, shestoj.
✱Sin.: skicoj, vizatoj, shestoj.
PROJEKSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. gjeom. Paraqitja e një pike, e një drejtëze a e një figure gjeometrike në një sipërfaqe të rrafshët sipas një boshti të dhënë. Projeksioni i një pik…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJÉKT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Plani i një ndërtese, i një ure a i ndonjë vepre tjetër, që paraqet me hollësi veprën e pjesët e saj dhe shërben gjatë ndërtimit; skema e diçkaje që do…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKTÁKT,~I m. sh. ~E, ~ET Projekti i një akti a i një vendimi nënligjor me vlerë shtetërore, shoqërore, juridike etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKTIDÉ,~JA f. sh. ~, ~TË Skicim a paraqitje skematike i një ideje për një projekt. Projektideja mbi kampusin e ri universitar. Projektidetë për zhvillimin turistik të Bregdetit…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur projektoj ose kur projektohet diçka. Projektimi i banesave (i fshatit turistik, i resortit). Projektimi i filmit. Zyra e projektimit. Instit…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKTLÍGJ,~I m. sh. ~E, ~ET Projekti i një ligji që paraqitet për shqyrtim e miratim. Diskutimi i projektligjit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pajisje me një llambë të fuqishme elektrike, që shërben për të lëshuar një tufë rrezesh drite të fortë në një drejtim të caktuar dhe në largësi të ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKTÚAR (i, e) mb. Që është projektuar. Maket i projektuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën projektin a që merret me projektimin e diçkaje. Projektuesit e hidrocentralit (e uzinës, e punimeve). Projektuesit dhe ndërtuesit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKTÚES,~E mb. 1. Që merret me projektimin e objekteve që do të ndërtohen, që bën projektin e diçkaje; që bëhet për projektimin e një ndërtese etj. Inxhinier projektues. Institu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë