Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PROJÉKT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Plani i një ndërtese, i një ure a i ndonjë vepre tjetër, që paraqet me hollësi veprën e pjesët e saj dhe shërben gjatë ndërtimit; skema e diçkaje që do të ndërtohet, vizatimi teknik i diçkaje; fleta ku është paraqitur ky plan. Projekt tip. Projekt ndërtese (banesë). Projekti i uzinës. Dosja e projektit. Projekti i fshatit të ri. Bëri projektin. Projekti i unazës së madhe të Tiranës. Projekti i bajpasit të Prizrenit.
2. Teksti i parë i një dokumenti, i një plani etj. që parashtrohet për shqyrtim e miratim. Projekti i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Projekti i deklaratës. Miratuan projektin e paraqitur.
3. fig., libr. Plani i një pune për të ardhshmen; ide a mendim që kemi për diçka; shestim. Është në projekt. Kam ca projekte në kokë.
✱Sin.: plan, skemë, vizatim, skicë, ide, shestim.
PROJEKTÁKT,~I m. sh. ~E, ~ET Projekti i një akti a i një vendimi nënligjor me vlerë shtetërore, shoqërore, juridike etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKTIDÉ,~JA f. sh. ~, ~TË Skicim a paraqitje skematike i një ideje për një projekt. Projektideja mbi kampusin e ri universitar. Projektidetë për zhvillimin turistik të Bregdetit…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur projektoj ose kur projektohet diçka. Projektimi i banesave (i fshatit turistik, i resortit). Projektimi i filmit. Zyra e projektimit. Instit…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKTLÍGJ,~I m. sh. ~E, ~ET Projekti i një ligji që paraqitet për shqyrtim e miratim. Diskutimi i projektligjit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj projektin të një vepre, bëj projektin e diçkaje. Projektuan një kompleks industrial (një fshat turistik, një shkollë, një kampus universitar…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pajisje me një llambë të fuqishme elektrike, që shërben për të lëshuar një tufë rrezesh drite të fortë në një drejtim të caktuar dhe në largësi të ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKTÚAR (i, e) mb. Që është projektuar. Maket i projektuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën projektin a që merret me projektimin e diçkaje. Projektuesit e hidrocentralit (e uzinës, e punimeve). Projektuesit dhe ndërtuesit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKTÚES,~E mb. 1. Që merret me projektimin e objekteve që do të ndërtohen, që bën projektin e diçkaje; që bëhet për projektimin e një ndërtese etj. Inxhinier projektues. Institu…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROJEKSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. gjeom. Paraqitja e një pike, e një drejtëze a e një figure gjeometrike në një sipërfaqe të rrafshët sipas një boshti të dhënë. Projeksioni i një pik…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë