Fjalori


Rezultate të ngjashme

PROGRAMATÍK,~E mb. Që është si program për të tashmen dhe për të ardhshmen. Deklaratë programatike. Fjalim programatik.Sin.: programor, kryesor, themelor, thelbësor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PROGRAMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur programoj ose kur programohet diçka. Programimi i punës shkencore. Programimi i veprimtarisë artistike.Sin.: planifikim, parashikim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PROGRAM/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PROGRAMÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PROGRAM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Caktoj detyrat dhe punët që do të plotësohen në të ardhshmen sipas një rendi të përshtatshëm; bëj planin e një pune a të një veprimtarie, vë në pro…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PROGRAMÓR,~E mb. Që ka të bëjë me detyrat dhe me punët e parashikuara për t’u plotësuar në të ardhshmen sipas një rendi të caktuar, që lidhet me planin e një pune a të një veprimta…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PROGRAMÚAR (i, e) mb. Që bëhet sipas një programi të caktuar, që është programuar; i planifikuar. Punë e programuar. Kohë e programuar. Në mënyrë të programuar.Sin.: i planifikuar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PROGRAMÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që krijon a bën një program kompjuterik etj., specialist për programime kompjuterike. Programues sistemesh kompjuterike. Specializimi i programuesve.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PROGRAMÚES,~E mb. Që krijon a bën një program kompjuterik etj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PROGRAMÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që krijon a bën një program kompjuterik etj., specialiste për programime kompjuterike. Programuese kompjuterësh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PROGRAMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të programohet; kund. i paprogramueshëm. Kohëmatës me çelës të programueshëm. Përpunues ushqimor i programueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.