Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PROFILIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur profilizoj ose kur profilizohem. Profilizimi i një ndërmarrjeje (i një uzine). Profilizimi i një shkolle (i një universiteti, i një qendre kërkimore). Profilizimi i studiuesve (i pedagogëve).
PROFÍL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pamja e fytyrës së një njeriu kur shikohet brinjazi; pamje anësore e një sendi. Duket në profil. E fotografoi në profil. Rri në profit rri në një mënyrë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFILAKSÍ,~A f. 1. mjek., veter. Tërësia e masave paraprake që merren për t’u mbrojtur nga sëmundjet ose për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të ndryshme; parandalim i sëmund…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFILAKTÍK,~E mb., mjek., veter. 1. Që ka të bëjë me profilaksinë, i profilaksisë; që shërben për ta ruajtur dikë a diçka nga sëmundjet; parandalues, parambrojtës. Masa profilakti…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFILÍM,~I m. sh. ~E, ~ET metal. Veprimi kur profiloj ose kur profilohet një detal etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFILIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E përgatit dikë posaçërisht për një profesion a për një degë të caktuar, i jap një profil të caktuar; specializoj. I profilizuan për kirurgë. 2…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFILIZÚAR (i, e) mb. 1. Që është përgatitur posaçërisht për një profesion a për një degë të caktuar, që ka marrë një profil të caktuar; i specializuar. Mjek i profilizuar. 2. Që …
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFILIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën profilin e një njeriu, të një objekti etj. Profilizues kriminelësh (i një të dënuari).
Shfaq përkufizimin e plotë →►PROFIL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Fitoj profil tim të dallueshëm a të përcaktuar qartë në një fushë. Është profiluar si gjuhëtar (si historian, si matematikan, si inxhin…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFIL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR metal., kal. Përpunoj a derdh metalin, plastikën e shkrirë, gipsin etj. sipas një profili.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFILÚAR (i, e) mb. 1. Që ka fituar profilin e vet të dallueshëm a të përcaktuar në një fushë2. metal. I përpunuar dhe i derdhur në metal, në gips, në plastikë etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë