Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PROFETÍK,~E mb., libr. 1. fet. Që ka të bëjë me profetin si i dërguar i Zotit.
2. Që parashikon dhe paralajmëron diçka që do të ndodhë në të ardhmen; që ka natyrën a karakterin e një profecie, parashikues. Fjalë profetike. Në mënyrë profetike. Me ton profetik.
✱Sin.: predikues, propagandues, parashikues.
PROFÉT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. fet. I dërguar i Zotit, që vjen të përhapë një fe, që shpreh vullnetin hyjnor dhe parathotë atë që do të ngjasë më vonë. 2. fig. Ai që parathotë a paral…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFETÁR,~E mb. 1. Profetik.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFÉT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fig. Ajo që parathotë a paralajmëron diçka që do të ndodhë në të ardhmen.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFETÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Profete.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFETIZÍM,~I m. 1. Veprimi kur profetizoj. 2. Parashikim.✱Sin.: parashikim, parathënie, paracaktim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFETIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. fet. Parathem, i frymëzuar nga Zoti, atë që do të ngjasë më vonë, them profeci. Të gjithë profetët kanë profetizuar. 2. fig. Parashikoj …
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFETIZÚAR (i, e) mb. Që është profetizuar. Parajsa e profetizuar. Humbën qytetin e profetizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFETIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që profetizon, parashikues.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFETNÍ,~A f. Profeci. Profetnia e hasretit Muhamed.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFETÓR,~E mb. 1. Profetik. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë