Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PROFESIONÁL,~E mb. 1. Që ka të bëjë me një profesion të caktuar, që lidhet me një profesion; që është veti e një njeriu në një profesion të caktuar, që është karakteristik për një profesionist. Aftësi profesionale. Njohuri profesionale. Ngritje profesionale. Sëmundje profesionale. Kureshtje profesionale.
2. Që përgatit njerëz të kualifikuar, teknikë e specialistë për një degë të caktuar të prodhimit e të kulturës, që jep njohuri për një profesion të caktuar. Edukim (formim) profesional. Shkollë profesionale. Përvojë profesionale. Arsimi profesional arsimi që merret në shkollat profesionale.
PROFESIONALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur profesionalizoj dikë ose kur profesionalizohem. 2. Rrjedhimi kur profesionalizoj dikë ose kur profesionalizohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFESIONALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. I mësoj një profesion dikujt; e përgatit profesionalisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFESIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimtaria kryesore e njeriut në një fushë të caktuar, e cila kërkon një shkallë dijesh e shprehish, përgatitje dhe përvojë. Profesioni i bujkut (ar…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFESIONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që e ushtron një profesion duke pasur përgatitje të veçantë. Profesionist krasitjeje.2. Ai që është i përgatitur mirë për mjeshtërinë e vet; ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFESIONÍST,~E mb. Që ushtron një profesion duke pasur përgatitje të veçantë; që ka përgatitje të mirë për mjeshtërinë e vet; që ka të bëjë me profesionistët, që bëhet nga profesi…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFESIONÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e ushtron një profesion duke pasur përgatitje të veçantë; ajo që është e përgatitur mirë për mjeshtërinë e vet; kund. amatore; diletante. P…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFESÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Titull akademik universitar i nivelit më të lartë. Mori titullin 'Profesor' në moshë të re. Aplikoi për 'Profesor'.2. Ai që mban këtë titull. Profesor…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFESORÁT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Tërësia e profesorëve në një universitet, në një qendër a institut kërkimoro-shkencor; trupa akademiko-mësimdhënëse në një shkollë të lartë. Taki…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFESÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Ajo që mban titullin “Profesor”. U bë 'Profesore' pasi përmbushi kriteret për këtë titull. Ka shumë profesore në universitet.2. bised. Mësim…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFESORÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Profesore. Profesoreshë e shkëlqyer.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë