Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PROFÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që s’ka njohuritë e nevojshme në një fushë, ai që s’e njeh atë fushë. 2. Laik.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFÁN,~E mb., libr. 1. Që s’ka njohuritë e nevojshme në një fushë, që s’e njeh atë fushë, i paditur. Njeri profan. Ishte profan. 2. Laik. Letërsi profane.✱Sin.: i paditur, laik.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFANÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Përdhosje e një varri, e një vendi a e diçkaje të shenjtë. Profanim diplomatik e kombëtar me shumë pasoja.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PROFAN/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PROFANÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFAN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Përdhos një varr, një vend a diçka të shenjtë. Përpjekje për të profanuar fenë hebraike (myslimane, e krishterë).
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFANÚAR (i, e) mb. Që është profanuar. Varr i profanuar. Kishë e profanuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFANÚES,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që profanon. Këtë profanues Tomori e ndëshkoi me rrufe.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFANÚES,~E mb. Që profanon. E dënuan si profanues varresh.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROFANÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që profanon.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë