Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PRODHIMTARÍ,~A f 1. Të qenët prodhues, prodhueshmëri. Prodhimtaria e tokës.
2. Aftësia për të dhënë një sasi të caktuar prodhimi në një njësi kohe.
3. Sasia e prodhimit që jep një punonjës, një makinë, një sipërfaqe e caktuar toke etj. në krahasim me një njësi që merret si masë, prodhueshmëri; rendiment; pjellori. Prodhimtari e lartë (mesatare, e ulët). Prodhimtaria e vreshtit (e grurit, e mollëve, e ullinjve). Prodhimtaria e qumështit për çdo lopë (e vezëve për çdo pulë). Prodhimtaria e një shkrimtari. Racë (lloj, farëra) me prodhimtari të lartë.
✱Sin.: prodhueshmëri, produktivitet, pjellori, rendiment.
PRODHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur prodhoj ose kur prodhohet diçka. Prodhimi i drithërave (i perimeve, i frutave). Prodhimi i energjisë elektrike (i naftës). Prodhimi i filma…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRODHIMÓR,~E mb. Që ka të bëjë me prodhimin, i prodhimit. Objekt prodhimor. Proces prodhimor unik.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRODHIMTÁR,~E mb. 1. Që jep shumë prodhim, prodhues, pjellor. Vend prodhimtar. 2. Që sjell fitim, që ka dobi; fitimprurës. Ekonomi prodhimtare. Degë prodhimtare. 3. Që ka pasur pro…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRODHIMËSÍ,~A f. Prodhueshmëri. Prodhimësi e planifikuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë