Fjalori
PRODHIM

PRODHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur prodhoj ose kur prodhohet diçka. Prodhimi i drithërave (i perimeve, i frutave). Prodhimi i energjisë elektrike (i naftës). Prodhimi i filmave (i dokumentarëve). Procesi i prodhimit tërësia e proceseveveçanta, si rrjedhojë e të cilave del një send i gatshëm ose gjysmë i gatshëm. Filloi nga prodhimi. Hyriprodhim.
2. ek. Puna e drejtpërdrejtëbëhet për nxjerrjen, përgatitjen a përpunimin e diçkaje në një ndërmarrje industriale, bujqësore etj.; puna e drejtpërdrejtë për të nxjerrë e përgatiturmirat materiale. Ritmet e prodhimit. Futja e shkencës dhe e teknikëspërparuarprodhim. Lidh mësimin me prodhimin. Prodhimi i vogël i mallrave prodhimmbështetetpronën private dhepunën vetjake të prodhuesve të vegjël, që prodhojnë për shitje. Mjetet e prodhimit. Njësi prodhimi (ek.). Njerëzit e prodhimit. Mjeshtër prodhimi. Degët kryesoreprodhimit. Plani i prodhimit.
3. Tërësia e vendeve a e qendrave ku kryhet puna për të nxjerrë e përgatiturmirat materiale.
4. ek. Tërësia e të mirave materialeprodhohen në një periudhëcaktuar nga ekonomia e një vendi; tërësia e sendevedobishmeprodhon një ndërmarrje e veçantë, një degë e industrisë etj. në një kohëcaktuar. Prodhimi vjetor (mujor). Prodhimi industrial (bujqësor). Prodhim material tërësia e të mirave materialejanënatyrë dhe përpunohen e përshtaten për nevojat e njeriut, gjithë lëndët e parapërpunohen nga njeriu. Prodhimi shoqëror tërësia e të mirave materialeprodhon shoqëria në një kohëcaktuar. Prodhimi i përgjithshëm bruto. Prodhim i përgjithshëm shoqëror tërësia e rezultateveveprimtarisë prodhuese, të bëra ngagjitha hallkat e një vendi.
5. ek. Çdo send me vlerë, mjet i veçantë etj., që prodhohet në një ndërmarrje, në një sektor a në një degëekonomisë; diçkadel nga duart dhe mendja e njeriut; çdo gjë që prodhohet. Prodhim i ri. Prodhime ushqimore. Prodhim letrar (artistik). Prodhim artizanal. Prodhimegatshme (gjysmëgatshme, të përfunduara). Cilësia e prodhimeve. Vlera e prodhimit. Kostoja e prodhimit. Çmimet e prodhimeve. Rritja e prodhimit. Rritën cilësinë e prodhimit.
6. mat. Numridel kur shumëzohen dy a më shumë numratjerë. Prodhimi i dy numrave. Prodhimi dhe herësi.
Sin.: nxjerrje, krijim, produkt, dalje, punë, veprimtari, vepër, mall, shumë.


Rezultate të ngjashme

PRODHIMÓR,~E mb. Që ka të bëjë me prodhimin, i prodhimit. Objekt prodhimor. Proces prodhimor unik.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRODHIMTÁR,~E mb. 1. Që jep shumë prodhim, prodhues, pjellor. Vend prodhimtar. 2. Që sjell fitim, që ka dobi; fitimprurës. Ekonomi prodhimtare. Degë prodhimtare. 3. Që ka pasur pro…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRODHIMTARÍ,~A f 1. Të qenët prodhues, prodhueshmëri. Prodhimtaria e tokës. 2. Aftësia për të dhënë një sasi të caktuar prodhimi në një njësi kohe.3. Sasia e prodhimit që jep një p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRODHIMËSÍ,~A f. Prodhueshmëri. Prodhimësi e planifikuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.