Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PROCÉS,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Ndryshim i pandërprerë, zhvillimi e shndërrimi i diçkaje i diçkaje sipas ligjeve të caktuara; ecuria a vija e zhvillimit të diçkaje në etapat e saj të ndryshme. Proces historik. Proceset psikike (njohëse, emocionale). (psikol.). Proceset jetësore. Proceset fiziologjike.
2. Varg veprimesh të veçanta e të lidhura njëri me tjetrin, për të arritur një përfundim të caktuar, rruga që ndiqet e mënyra që përdoret për të bërë diçka. Procesi i tretjes (i frymëmarrjes). Procesi i nxitjes (i frenimit) (psikol.). Procesi i sëmundjes. Proceset teknike (teknologjike). Procesi mësimor. Proceset e punës. Procesi i prodhimit.
3. drejt. Gjykimi i një çështjeje në gjyq sipas ligjit; tërësia e veprimeve gjyqësore kur shqyrtohet a gjykohet një çështje. Proces gjyqësor. Procesi i hapur (i mbyllur). Proces penal
✱Sin.: ndryshim, zhvillim, shndërrim, ecuri, rrugë, gjykim.
PROCESÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur procesoj ose kur procedohet diçka.2. Futje në proces shqyrtimi, analize ose kryerjeje; përpunim. Procesimi i propozimeve. Procesimi i paga…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROCESIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET Varg i gjatë njerëzish që ecin ngadalë nëpër rrugë zakonisht në raste festash fetare, kortezh. U mbajt procesion pas meshës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROCESMBÁJTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që mban një procesverbal në një mbledhje, në një takim, në një seancë gjyqësore etj. Ishte caktuar procesmbajtësi i dëgjimeve buxhetore. Procesmba…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROCESMBÁJTËS,~E mb. Që mban një procesverbal në një mbledhje, në një takim, në një seancë gjyqësore etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROCESMBÁJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mban një procesverbal në një mbledhje, në një takim, në një seancë gjyqësore etj. Mungonte procesmbajtësja. Procesmbajtësja e gjykatës.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PROCES/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., pës., vet. v. III e PROCESÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROCES/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr. 1. E fut diçka në proces kryerje; përpunoj.2. Ndjek gjithë procesin e kryerjes së diçkaje. Proceson gjithë punët në agjenci.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROCESÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT kompj., inf. Pjesë mikroskopike e kompjuterit etj., e aftë të përpunojë të dhëna me shpejtësi shumë të lartë. Procesori konsiderohet truri i kompjuterit.…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROCESÚAR (i, e) mb. Që i është nënshtruar një procesi përpunimi; i përpunuar. Djathë i procesuar djathë i shkrirë. Mish i kuq i procesuar rrit mundësitë për kancer.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROCESVERBÁL,~I m. sh. ~E, ~ET Fletore a bllok i posaçëm ku shënohen ato që thuhen a vendosen në një mbledhje, në një gjyq etj.; protokoll. Procesverbali i mbledhjes. Mbajti proces…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë