Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PROCEDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur procedoj ose kur procedohem.
2. Mënyra e veprimit, ecuria që ndjekim kur kryejmë një punë, procedurë, ecuri. Kushtet e procedimit. Procedim në gjendje të lirë. Procedim penal. Pushim i procedimit penal. Prokurori mund të vendosë mosfillimin e procedimit penal ose pushimin e çështjes. Legjislacioni procedural ka detyrë të sigurojë një procedim të drejtë, të barabartë e të rregullt.
✱Sin.: procedurë, veprim, ecuri.
►PROCED/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr., pës. e PROCEDÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROCED/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr. 1. jokal. Ndjek një rrugë a metodë të caktuar për të kryer një punë. Procedoi me pjekuri.2. jokal., vet. v. III Ka një ecuri të caktuar. Punët proc…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROCEDÚAR (i, e) mb. Që është proceduar. Njeri i proceduar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROCEDÚES,~E mb. Që procedon. Organi procedues.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROCEDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të procedohet. Veprim i procedueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROCEDURÁL,~E mb. Proceduror. Kalim procedural (drejt.). Padia si akt procedural i mbrojtjes së të drejtës subjektive (drejt.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PROCEDURÓR,~E mb. Që ka të bëjë me procedurën, që i përket procedurës, që bëhet sipas një procedure të caktuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROCEDÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. 1. Mënyrë veprimi, rruga që ndiqet për të kryer diçka; ecuri. Procedurë demokratike (e rregullt). Procedurë burokratike. Procedura e votimit. Pun…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë