Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PROBLÉM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Çështje e ndërlikuar që shtrohet për t’u zgjidhur dhe që kërkon studime e diskutime.
2. Gjendje e koklavitur dhe e vështirë që kërkon përpjekje e masa të ndryshme për t’u kapërcyer. Problem politik (ekonomik, arsimor, kulturor). Problem ndërkombëtar. Problem kryesor (themelor). Problem i rëndësishëm (kyç, jetik, i dorës së parë). Probleme anësore. Problem i vështirë (i ndërlikuar).
3. mat. Problemë. Problem me dy (më shumë) të panjohura. Problem në gjeometri.
✱Sin.: çështje, problemë.
♦ E bëj problem (diçka) libr. i jap rëndësi, e theksoj, tërheq vëmendjen e të gjithëve për diçka, e ngre me të madhe; e bëj çështje.
PROBLEMATÍK,~E mb. 1. Që përbën problem, që është problem2. i ndërlikuar, i koklavitur. Çështje problematike. Mbetet problematike.3. Që shtrohet si problem për t’u zgjidhur.✱Sin.: …
Shfaq përkufizimin e plotë →PROBLEMATÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tërësi e problemeve që shtrohen për t’u studiuar a për t’u zgjidhur ose që trajtohen në një studim, në një kongres a konferencë, në një diskutim etj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROBLEMATIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur problematizoj ose kur problematizohem.2. Trajtim i dikujt a i diçkaje si problem. Problematizimi i botimit të këngëve të kreshn…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PROBLEMATIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Bëhem problem. 2. pës. e PROBLEMATIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROBLEMATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. E bëj problem dikë a diçka, ngre a trajtoj si problem diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROBLEMATIZÚAR (i, e) mb., libr. Që është bërë problem, që është ngritur a është trajtuar si problem. Rast i problematizuar. Çështje e problematizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PROBLEMÓR,~E mb. 1. Që shtron probleme, që parashtron diçka duke e zbërthyer në një varg problemesh.2. Që shtrohet si problem. Artikull problemor. Vepër problemore. Leksion (mësim)…
Shfaq përkufizimin e plotë →PROBLÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mat. Detyrë që ka disa të dhëna dhe një kërkesë që duhet të zgjidhet e të gjendet me anë veprimesh të ndryshme. Problemë e vështirë. Problemë në gjeomet…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë