Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PRIVILEGJÚAR (i, e) mb. Që gëzon privilegje. Klasë (shtresë) e privilegjuar. Kanë pozita të privilegjuara.
✱Sin.: i favorizuar, i hatëruar.
PRIVILEGJÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është i privilegjuar.
PRIVILEGJÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është e privilegjuar.
PRIVILÉGJ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. E drejtë e veçantë gëzon dikush. I bënin privilegje. Nuk njohin asnjë privilegj. 2. Përfitim a lehtësi e veçantë për dikë, që nuk e gëzojnë të tjerët…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIVILEGJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur privilegjoj ose kur privilegjohem. 2. Rrjedhimi kur privilegjoj ose kur privilegjohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PRIVILEGJ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr., pës. e PRIVILEGJÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIVILEGJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. I jap dikujt të drejta të veçanta që nuk i kanë të tjerët, i bëj privilegje.✱Sin.: pajambaj, anoj, anësoj, privilegjoj, hatëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIVILEGJÚES,~E mb. Që privilegjon dikë a diçka. Trajtim privilegjues.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIVILEGJÚESHËM ndajf. Duke privilegjuar, me privilegjim. Njerëzit po trajtohen njëanshëm e privilegjueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIVILEGJÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të privilegjohet; i privilegjuar; kund. i paprivilegjueshëm. Biznes i privilegjueshëm. Është i privilegjueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë