Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PRIVÁT,~E mb. 1. ek. Që është pronë e një njeriu, që nuk është shtetëror a shoqëror. Pronë private. Aeroplan privat. Spital privat. Klinikë private.
2. Që mbështetet në pronësinë vetjake. Sipërmarrje private. Aktivitet privat.
3. Që nuk është punonjës i ndonjë ekonomie shtetërore, që ushtron një zeje a mjeshtëri më vete për të nxjerrë fitime. Tregtar (bukëpjekës, rrobaqepës) privat. Punë private.
4. libr. Që lidhet me veprimtarinë e me interesat vetjake të një njeriu, që ka të bëjë me çështje të brendshme të familjes; që nuk është shtetëror, jozyrtar. Letër private. Bisedë telefonike private. Vizitë private. Në jetën e tij private.
✱Sin.: vetjak, i pakooperuar, jozyrtar, personal.
PRIVATÍSHT ndajf., libr. 1. Në mënyrë private; jo në rrugë shtetërore, si privat. Punonte privatisht. 2. Në veçanti, si individ; jo në mënyrë zyrtare; kund. zyrtarisht. Ia tha priv…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIVATIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur privatizoj ose kur privatizohet. Ligji për privatizimin.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PRIVATIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PRIVATIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIVATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ia njoh me ligj diçka si pronë private. Privatizoj banesat.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIVATIZÚAR (i, e) mb. Që është privatizuar. Banesë (ndërmarrje) e privatizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIVATIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën me ligj diçka si pronë private. Privatizuesit ishin pronarët e ligjshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIVATIZÚES,~E mb. Që bën me ligj diçka si pronë private. Kompani privatizuese. Procesi privatizues. Reforma privatizuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIVATIZÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që bën me ligj diçka si pronë private.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIVATIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të privatizohet; kund. i paprivatizueshëm. Troje të privatizueshme. Lehtësisht i privatizueshëm. I privatizueshëm me letra me vlerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIVATËSÍ,~A f. 1. Veçimi nga të tjerët i vetes dhe i informacionit rreth vetes. Ka krijuar privatësi. 2. Siguria për përdorimin dhe mbrojtjen e duhur të vetes e të informacionit v…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë