Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►PRÍSH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Rrëzohet përdhe diçka e ndërtuar, bëhet copë-copë, rrënohet, shembet, shkatërrohet. U prish shtëpia (muri, çatia).
2. vetv., vet. v. III Vjen në një gjendje të tillë sa nuk punon më, dëmtohet sa s’hyn më në punë; del jashtë përdorimit, bëhet i papërdorshëm. U prish makina (droni, helikopteri, aeroplani).
3. edhe fig., vetv., vet. v. III Ngatërrohet, çrregullohet, pështjellohet diçka. Iu prishën flokët. U prish puna.
4. fig., vetv. Pësoj humbje të mëdha materiale ose ekonomike, dëmtohem rëndë, shkatërrohem, rrënohem. U prish vendi (ekonomia).
5. vetv., vet. v. III Fshihet, shuhet, zhduket. I janë prishur shkronjat. U prishën gjurmët.
6. vetv., vet. v. III Dëmtohet diçka, shkatërrohet. Iu prishën dhëmbët. U prishën të mbjellat.
7. edhe fig., vetv., vet. v. III Keqësohet. Na u prish puna.
8. vetv. Dobësohem, tretem; humbas shëndetin e bukurinë, shëmtohem. Pse ishte prishur ashtu?
9. edhe fig., vetv., vet. v. III Humbet vlerën a cilësitë e mira; zvetënohet, bastardohet. I prishet shija.
10. fig., vetv. Shthurem, bëhem i keq, marr udhë të keqe.
11. bised., vetv. Shtrembërohem në fytyrë për të shprehur një dhembje, një pakënaqësi etj. U prish në fytyrë.
12. vetv., vet. v. III Kalbet, qelbet e zë erë të keqe (për mishin a për lëndë të tjera organike). U prish mishi. U prishën gjellët.
13. vetv., vet. v. III Thartohet. U prish qumështi.
14. vetv., vet. v. III Mban erë, merr erë të keqe. U prish ajri.
15. fig., vetv., vet. v. III Ndyhet, fëlliqet. U prish atmosfera.
16. vetv., vet. v. III Bie, nuk mbahet më, shkatërrohet. U prish krushqia (miqësia). Nuk u prish bashkimi.
17. fig., vetv. (kryes. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Nuk e kam më një dëshirë, një gjendje shpirtërore etj., më ikën diçka që kisha, që ndjeja etj. M’u prish rehatia (gjumi). Iu prish oreksi.
18. vetv. Zemërohem, fyhem.
19. vetv., vet. v. III Merr një drejtim tjetër; kalon në një gjendje tjetër, luan nga qëndrimi i parë. Iu prish drejtimi (ekuilibri).
20. vetv. Ndërpres marrëdhëniet e mira që kam pasur me dikë.
21. vetv. Zihem me dikë. Për pak u prisha me të.
22. vetv., vet. v. III Vishet me re, vrenjtet (për qiellin); bëhet më e ftohtë a me reshje (për kohën); ndryshon për keq, egërsohet. U prish moti (koha). U prish deti filluan dallgët.
23. pës. e PRISH.
✱Sin.: përprishem, shembem, rrënohem, rëndohem, dëmtohem, çartem, çartohem, çatrafilohem, batallohem, shajtohem, shkatërrohem, batërdisem, shthurem, pështjellohem, shprishem, fshihem, shuhem, keqësohem, dobësohem, shëmtohem, shformohem, shfytyrohem, përçudnohem, zvetënohem, përdhosem, degjenerohem, bastardohem, pritem, ndotem, ndyhem, egërsohem, grindem, ndahem, armiqësohem, mërihem, çahem, rrëzohem, shkrehem, dreqosem, djallosem, djallëzohem, zhgjymtohem, handakosem, fëlliqem, qullosem, shkretohem, vrerohem, ligësohem, vdirrem, qelbem, zezohem, nkeqem, zhdukem, ngërdheshem, shtrembërohem, thartohem, shurdhohem, vrenjtem, teptisem, molepsem, çedukohem, mbrapshtohem, çoroditem, shkalaveshem, vjetrohem, kalbem, tretem, zemërohem, fyhem, zihem, ftohem, perënditem, përanditem, hasmërohem, acarohem, trazohem, çakordohem, ngatërrohem, turbullohem, hallakatem, tartarosem, përkeqem, thahem, çnatyrohem, kalbësitet, kalbëzohet, kalbëzehet, tharet, tharbet, tharmëtohet, tharmohet, tharbëtohet, dekompozohet, zjarrtiset, katranoset, dështoj, bitiset, rrafshohet, çatallohet, shkallohet, çorganizohet, çrregullohet, trokohet, rroposet, shpërbëhet, zhbëhet, shthuret, zhgardhohet, shkallmohet, përsheshet, topitet, çmprihet, shkon, humbet, cifloset, rravgon, krimbet, stërkrimbet, makrohet, motohet, mëllënkshet, bajatet, ikën, shpenzohet, shplekset, thahet, uthullohet, ndizet, myket, zhezhitet, shpërthuret, zhgërshetohet, zhdridhet.
♦ Nuk u prish (nuk u shemb) dynjaja (*bota) mospërf. U prish në *fytyrë (dikush). M’u prish (m’u turbullua) *gjaku. Nuk më prishet (nuk më krimbet) *gjiza iron. bised. U prish nga *fiqiri (dikush). M’u prish (m’u turbullua) *gjaku. U prish *koha shaka. U prish nga *mendtë (mendsh) (dikush). M’u prish *mendja. U prish nga *mendja (dikush). U prish *moti shaka. M’u prishën (m’u shkatërruan) *nervat. M’u prish *puna! iron. M’u prish *zemra.
PRISH vep., ~A, ~UR kal. 1. E rrëzoj përdhe diçka të ndërtuar, rrënoj, shemb; e shkatërroj; kund. ndërtoj. Prishi shtëpinë (murin). Lagështia e prishi parketin. Po nuk prishe, nuk ndërton. (fj. u.). Një pikë në çati prish një shtëpi. (fj. u.).
2. Bëj që diçka të mos punojë më, e dëmtoj sa të mos hyjë në punë; e nxjerr jashtë përdorimit, e bëj të papërdorshme; kund. ndreq. E prishi makinën (printerin, kompjuterin, celularin). Prish bucela e bëj kënaçe. (fj. u.). Prish shtëpi e bën kasolle. (fj. u.) prish diçka të madhe e me vlerë për diçka të vogël e me vlerë të paktë. Mos e prish kazanin (jahninë) për një qepë. (fj. u.) mos e dëmto diçka të madhe për një gjë fare të vogël.
3. bised. E zbërthej diçka në pjesët e saj përbërëse, e shpërbëj.
4. E shthur diçka. I prishi gërshetat.
5. edhe fig. E ngatërroj diçka, e çrregulloj, e pështjelloj. Ua prishi këngën nuk mban ritmin a melodinë e këngës njësoj me të tjerët, e ngatërron. E prishi punën. Kush llap shumë, do ta prishë njëherë. (fj. u.). Mortja merr ku prish punë. (fj. u.).
6. fig. Sjell humbje të rënda materiale ose ekonomike, e çoj në shkatërrim të plotë, dëmtoj rëndë; rrënoj. Prishi shtëpi e katandi. Prishi blegtorinë.
7. fig. Bëj që të dështojë diçka, shkatërroj. Ia prishi planin.
8. Shkriftoj diçka.
9. Përpush a lënur leshin, pambukun etj.; shprish.
10. E fshij atë që është shkruar; e shuaj duke i hequr vizë përsipër. Prishi një fjalë (një radhë). E prishi me një komandë.
11. bised. E zhduk, e vras dikë. Prishnin bletën vrisnin bletën duke thyer kosheren për të marrë mjaltin.
12. E shkatërroj; e mund në luftë. E prishën armikun.
13. I bëj keq dikujt a diçkaje, e dëmtoj; e keqësoj. Drita e fortë të prish sytë. Alkooli të prish shëndetin. Bryma (lagështia) i prishi perimet. Shirat prishën të mbjellat.
14. fig. Bëj që të humbasë vlerën a cilësitë e mira; zvetënoj, bastardoj. I prishi shijen (bukurinë). E prishin gjuhën duke përdorur fjalë të huaja pa nevojë. E prishi përmbajtjen e artikullit (e kronikës, e analizës). Kosin e prish uji, burrin e prish huqi. (fj. u.).
15. fig. E shthur dikë nga ana morale, e bëj të keq, e çoj në udhë të keqe, duke i mësuar vese; i heq një cilësi të mirë. Njeriu i keq prish edhe të tjerët. Deshi t’ia prishte djalin. I bukur shumë, por e prishin sytë. (fj. u.).
16. bised. Shtrembëroj fytyrën, buzët etj. për të shprehur një dhembje, një pakënaqësi etj. Prishi fytyrën (çehren). Prishi buzët.
17. bised. Thyej para, shkoq. Prishi pesë mijë lekë.
18. Harxhoj diçka, shpenzoj. E prishi tërë rrogën. Prishi për dasmë pa iu dridhur dora. Fiton pesë e prish (ha) gjashtë. (fj. u.). Kush merr shtatë e prish tetë, s’ka nevojë për kuletë. (fj. u.).
19. Ndot ajrin me një erë të keqe, e qelb; bëj që të bjerë erë diçka. Prishi ajrin (mjedisin).
20. fig. Ndyj, fëlliq. E prishën atmosferën e festës.
21. fig. Shkel një marrëveshje, një kontratë etj. që kam lidhur me dikë, nuk i qëndroj më besnik diçkaje, nuk e zbatoj më, nuk e mbaj. E prishi fejesën. Prishën marrëveshjen (kontratën). E prishi vendimin e mëparshëm.
22. Ndërpres rrjedhën e rregullt a zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje, bëj që një gjendje të mos vijojë më. I prishi rehatinë (oreksin). Prishi qetësinë (heshtjen). Prishte rregullin (disiplinën). Ia prishi gjumin e zgjoi. Prish kreshmën ha gjëra që nuk lejohen gjatë periudhës së kreshmëve. Prish Ramazanin ha ose pi gjëra gjatë kohës së agjërimit në muajin e Ramazanit.
23. I jap diçkaje një drejtim tjetër. I prish drejtimin lumit.
24. Lëroj tokën për së treti herë, kur nuk mbin fara e hedhur. E prishi arën.
25. Ia ndërroj gjendjen, e luaj nga qëndrimi që ka. I prish ekuilibrin diçkaje.
26. fig., bised. E kundërshtoj dikë, nuk veproj sipas dëshirës së tij, nuk i plotësoj dikujt një dëshirë, ia kthej fjalën. Nuk ia prish nënës (babait). Nuk ia prishi qejfin (dëshirën). S’di kujt t’ia prishi e kujt t’ia ndreqë.
27. bised. Zhvirgjëroj. E prishin përdhunisht.
✱Sin.: përprish, shemb, rrënoj, rrëzoj, shkatërroj, shkallmoj, shformoj, lumos, djallos, çart, çartoj, çakërdis, bitis, rrafshoj, trokoj, rropos, batallis, baçkallos, hallmoj, harmoj, dëmtoj, dërrmoj, shajtoj, çatrafiloj, zgafulloj, shpërbëj, shthur, çrregulloj, shkrif, shkriftoj, shprish, fshij, shuaj, shëmtoj, shfytyroj, dhunoj, përdhunoj, çnderoj, përçudnoj, zvetënoj, përdhos, bastardoj, degjeneroj, vdjerr, shtrembëroj, ngërdhesh, thartoj, kalb, qelb, dekompozoj, zjarrtis, pres, ndot, ndyj, egërsoj, vrenjt, dreqos, dreqnoj, djallëzoj, katranos, fëlliq, qulloj, qullos, harxhoj, shpenzoj, shkel, thyej, zhvirgjëroj, zhgardhoj, zhvendos, shpurris, faroj, faros, shfaros, paaftësoj, shkelmoj, nkeq, biroj, trondit, zhbëj, zezoj, capërloj, batalloj, çakordoj, çatalloj, shkalafis, zbërthej, kalbëzoj, kalbëzej, shkreh, shpleks, shpërthur, hikrroj, tharmëtoj, ngatërroj, çorganizoj, hallakas, pështjelloj, largoj, sëmur, tenjos, handakos, zhgërshetoj, përpush, lënur, shkarëzej, resis, zhduk, vras, topis, trash, çmpreh, rrah, djeg, shkërdhej, dhjes, nxiros, sterroj, çjerr, tres, keqësoj, acaroj, ligësoj, shkretoj, sharroj, thaj, vrugoj, zhgjymtoj, shpërkëndej, çedukoj, blej, korruptoj, ftoh, grind, perëndit, përandit, përkeq, horroj, ha, shkrij, shkrydh, zhgërryej, ndërpres, ndryshoj, mohoj, cenoj, kundërshtoj, shkafanjis, shkalavesh, shargoj.
♦ As *ndreq e as prish (dikush). Prish *agjërimin. Prish një *ah për një bisht kmese (dikush) iron. I prish curlet (me dikë). Iu prish (i iku, i ndërroi) *çehrja (dikujt). E ka prishur *dorën (dikush). U prish nga *fiqiri (dikush). Ia prishi *fiqirin (dikujt). E prishi (e ndyu) *gojën (dikush). Nuk e prish *gjakun (dikush). Më prish (më turbullon) *gjakun (dikush a diçka). Nuk e prish *gjumin (dikush). Më prish *gjumin (dikush a diçka). Iu prish *imani (dikujt). Ia prish *mendjen (dikujt). Prish e nuk ndreq (dikush). 1. Është shkatërrimtar i madh. 2. Nuk bën asnjë punë të mirë; nuk di a nuk do që të përfundojë diçka mirë. As prish e as ndreq (dikush) nuk të bën as mirë e as keq; as ndreq e as prish; as të ngroh e as të ftoh; as të pjek e as të djeg; as ndez e as shuan; as turbullon e as kthjellon; as të prin e as të ndjek; as qan e as qesh; (s’është) as për tutje e as për tëhu. S’prish *pazar (dikush). I prishën *pipëzat (pipat). I prishën pipat (*pipëzat). Të prish *punë (dikush a diçka). S’prish *punë! Ma prishi *qejfin (dikush). Nuk prish *qejf (dikush). Nuk e prish *qejfin (dikush). Prish *syrin (e keq) etnogr. I ka prishur *telat (me dikë). Nuk e prish *terezinë (dikush). Ia prish *toruan (dikujt). Ma prishi *zemrën (dikush). E prishi *zemrën (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë