Fjalori


Rezultate të ngjashme

PRISHAGJÁK,~U f. Tronditje e madhe; shqetësim i madh. Pa nervozizëm e pa prishagjak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRISHÁJKË mb., edhe si em. f. Prishane. Grua prishajkë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRISHALÉSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që lënur leshin ose pambukun me hark para se të tirret.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRISHAMÁN,~E mb., edhe si em. Prishan.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRISHAMÉND,~E mb. 1. I prishur mendsh, i lajthitur, i çmendur.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRISHÁN,~E mb. 1. Prisharak. 2. I prishur në fytyrë (nga një sëmundje etj.); i zvetënuar. 3. I çmendur.4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRISHANÁK,~E mb. 1. Prishan.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRISHANÍK,~E mb. 1. Që prish shumë para e pa nevojë, që nuk e mban paranë; dorëlëshuar. Djalë prishanik. Ishte prishanik i mbrapshtë. 2. I marrë.3. Budalla. Qe gjysmë prishanik. 4.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRISHAQÉJF,~E mb. 1. Që ta prish qejfin për çdo gjë. Pse je kaq prishaqejfe? 2. si ndajf. Prishaqejfas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRISHAQÉJF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që të prish qejfin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.