Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PRISHËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Prishje qejfi, ftohje a ndërprerje e marrëdhënieve të mira me dikë.
PRÍSHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që prish një ndërtesë, një mur etj. Prishësi i mureve.
2. Ai që sjell dëm të madh; ai që e dëmton rëndë diçka; ai që e çon diçka në shkatërrim të plotë. Prishësi i shtëpisë.
3. Ai që prish shumë para dhe pa nevojë, ai që nuk i kursen të hollat, materialet etj., njeri tepër dorëlëshuar. Prishës i madh.
4. Ai që ndërpret rrjedhën e rregullt a zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje, ai që prish qetësinë, rregullin e vendosur etj. Prishësi i qetësisë. Prishësi i rregullit (i disiplinës). Prishësi i harmonisë bashkëshortore.
5. Ai që shkel një marrëveshje, që nuk i qëndron besnik fjalës së dhënë etj. Prishësit e marrëveshjes.
PRÍSHËS,~E mb. 1. Që prish një ndërtesë, një mur etj., për të ndërtuar diçka të re.
2. Dëmtues i madh, shkatërrues i diçkaje të ngritur me mund e me djersë, shkatërrues; shfarosës, dëmtues.
3. Qetësiprishës, rregullprishës.
4. Që prish një marrëveshje, një kontratë etj., kontratëprishës, marrëveshjeprishës.
5. Që është tepër dorëlëshuar, shkapërderdhës. Njeri prishës. Nuk ishte prishës.
✱Sin.: shkatërrues, dorëlëshuar, shfarosës, plëngprishës, shkallmues, dëmtues, shqetësues, shkelës, shkapërderdhës, shkapërdar, rregullprishës, qetësiprishës, kontratëprishës, marrëveshjeprishës.
PRÍSH/Ë,~A f. 1. Diçka që hahet sa për të thyer urinë.2. Sillë, haje për mëngjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRISHËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr., vjet. Prishje, shkatërrim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÍSHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që prish një ndërtesë, një mur etj. Prishësi i mureve. 2. Ai që sjell dëm të madh; ai që e dëmton rëndë diçka; ai që e çon diçka në shkatërrim të plo…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÍSHËS,~E mb. 1. Që prish një ndërtesë, një mur etj., për të ndërtuar diçka të re.2. Dëmtues i madh, shkatërrues i diçkaje të ngritur me mund e me djersë, shkatërrues; shfarosës, …
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÍSHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që prish një ndërtesë, një mur etj. 2. Ajo që sjell dëm të madh; ajo që e dëmton rëndë diçka; ajo që e çon diçka në shkatërrim të plotë. 3. Ajo …
Shfaq përkufizimin e plotë →PRISHËTÁR,~E mb., edhe si em. 1. Prishës, shkatërrues; shfarosës, dëmtues.2. Dorëlëshuar, shkapërderdhës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë