Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PRÍJ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Vijë e thellë që kalon përmes arës për të kulluar a për të mbledhur ujërat; hulli që bëhet në arë me plug për ujitje, presë; rrëke e vogël, rrëpirë. I bënë prijat arës.
2. Pjesë toke që gjendet midis dy hullive, kurrizi i hullisë; lehe, vulla. Prijë me qepë. Mbolli dy prija.
3. Radhë a varg pemësh në fund të një are etj. Prijë hardhish (mollësh).
✱Sin.: presë, vijë, rrëke, lehe, rresht, prijëz, hulli, rrëpirë, vllajë, radhë, varg.
PRI/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. I tregoj rrugën dikujt duke ecur vetë në ballë, eci përpara të tjerëve; udhëheq. U printe shokëve. Na printe, se nuk e dinim rrugën! U priu për në shtëpi. Ai as nuk të prin as nuk të ndjek (mospërf.) nuk të zgjidh asnjë punë.
2. kal. Udhëheq punën a veprimtarinë e një grupi njerëzish a të një populli; i tregoj rrugën dikujt për të arritur një qëllim; udhëheq në një punë. Prin ekspeditën. I prin popullit. Prin në punë (në debat).
3. jokal. Jam në krye të klasifikimit (gjatë një ndeshjeje, një gare etj.); jam në vendin e parë, kryesoj. Prin skuadra “Tirana”.
4. jokal., vet. v. III Ndodhet në fillim, gjendet përpara diçkaje tjetër në kohë, në një renditje etj. Veprës (romanit) i prin një parathënie (një hyrje).
5. fig., jokal., vet. v. III Më sjell dobi, më bën mirë; më shkon mbarë diçka. I prin klima e fshatit (deti, mali). I ka prirë shëndeti. Të priftë e mbara! (ur.).
✱Sin.: udhëheq, paraprij, përçoj, heq, drejtoj, kryesoj, përballoj.
♦ Të priftë *e mbara! ur. As të prin e as të ndjek (dikush) rri mënjanë, është asnjanës a i fjetur; nuk të kryen asnjë punë, s’të shërben për gjë; as të ngroh e as të ftoh; as të pjek e as të djeg; as prish e as ndreq; as ndez e as shuan; as qan e as qesh; as turbullon e as kullon; (s’është) as për tutje e as për tëhu.
PRÍJËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Udhërrëfyes. Prijësi i grupit. Ecnin pas prijësit. 2. lart. Ai që drejton një popull, një parti, një lëvizje shoqërore etj., udhëheqës. Prijës i shquar. …
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÍJËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Udhërrëfyese.2. Udhëheqëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÍJËSE mb. f. Pëlle. Lopë prijëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIJËSÍ,~A f. Udhëheqje; drejtim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÍJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Vijë e vogël uji në arë për të kulluar a për të mbledhur ujërat. Prijëz uji.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRI/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. I tregoj rrugën dikujt duke ecur vetë në ballë, eci përpara të tjerëve; udhëheq. U printe shokëve. Na printe, se nuk e dinim rrugën! U priu për në shtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIJATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që shkon përpara të tjerëve, ai që prin, prijës, udhëheqës. 2. Ai që heq vallen a merr i pari këngën, i pari i valles a i këngës.✱Sin.: prijës, pri…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIJATÁR,~E mb. Udhëheqës, drejtues. Ka rol prijatar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIJAZÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Dash, cjap etj., që prin tufën, ogiç.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIJAZÁN,~E mb. Që prin një tufë (për një kafshë), prijëse, prijatare. Dele prijazane.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë