Fjalori
PRIHEM

PRÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. E kam diçka si parim drejtues, e kam si udhërrëfyes në një punë, në një veprimtari etj.; udhëhiqem. Prihemi nga shembulli i mirë. Prihen nga synime (nga qëllime) të caktuara.
2. pës. e PRIJ.
Sin.: udhëhiqem, drejtohem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PRIJ
PRIJ

PRI/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. I tregoj rrugën dikujt duke ecur vetëballë, eci përparatjerëve; udhëheq. U printe shokëve. Na printe, se nuk e dinim rrugën! U priu për në shtëpi. Ai as nuk të prin as nuk të ndjek (mospërf.) nuk të zgjidh asnjë punë.
2. kal. Udhëheq punën a veprimtarinë e një grupi njerëzish a të një populli; i tregoj rrugën dikujt për të arritur një qëllim; udhëheq në një punë. Prin ekspeditën. I prin popullit. Prinpunë (në debat).
3. jokal. Jamkryeklasifikimit (gjatë një ndeshjeje, një gare etj.); jamvendin e parë, kryesoj. Prin skuadra “Tirana”.
4. jokal., vet. v. III Ndodhetfillim, gjendet përpara diçkaje tjetërkohë, në një renditje etj. Veprës (romanit) i prin një parathënie (një hyrje).
5. fig., jokal., vet. v. III sjell dobi, më bën mirë; më shkon mbarë diçka. I prin klima e fshatit (deti, mali). I ka prirë shëndeti. Të priftë e mbara! (ur.).
Sin.: udhëheq, paraprij, përçoj, heq, drejtoj, kryesoj, përballoj.
priftë *e mbara! ur. As të prin e as të ndjek (dikush) rri mënjanë, është asnjanës a i fjetur; nuk të kryen asnjë punë, s’të shërben për gjë; as të ngroh e as të ftoh; as të pjek e as të djeg; as prish e as ndreq; as ndez e as shuan; as qan e as qesh; as turbullon e as kullon; (s’është) as për tutje e as për tëhu.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.