Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PRIFT,~II m. sh. ~ËRÍNJ, ~ËRÍNJTË 1. Titulli fetar më i thjeshtë në kishën e krishterë. U bë (doli) prift. Prift fshati.
2. Ai që mban këtë titull dhe kryen shërbesat e zakonshme fetare. Prift katolik (ortodoks).
3. hist. Ai që kryente shërbesat fetare në një tempull (në kohën e lashtë), faltar.
4. let. Mbret, plak.
✱Sin.: pop, uratar, uratë, faltar, atë, shërbesëtar, famullitar, rrëfyes, ikonom, mbret, plak.
♦ E bën priftin (dhespotin, hoxhën) me *barrë (dikush) tall. E bëri si prifti hostenin (dikush) keq. në vend që të ndreqte diçka, e prishi fare. Dje *hoxhë e sot prift tall. I duket prifti *gomar (dikujt) tall. Të foltë (të këndoftë) prifti! mallk. vdeksh!; të foltë (të këndoftë) hoxha!; ta thëntë prifti (hoxha) në vesh! Gjeti *shtëpinë e priftit (dikush) iron. Të këndoftë prifti *trisainë! mallk. tall. Kërcen prifti nga belaja tall. thuhet kur dikush është i detyruar të bëjë diçka nga e keqja, ngaqë s’ka se si të veprojë ndryshe; qesh (kërcen) në prush. Në *kishën e vogël fle një prift i madh. Ngrihu prift të ulet hoxha! iron. përdoret kur ia heqin një të drejtë njërit dhe ia japin një tjetri që është njësoj me të, pa ndonjë arsye të shëndoshë e pa dobi për punën. Prift pa norije tall. njeri pa pushtet, ai që nuk ka fuqinë a të drejtën që i takon. Sa prifti sorrën shumë shtrenjtë; sa frëngu pulën. Ta thëntë prifti (hoxha) në *vesh (rrëzë veshit)! mallk. Të vë prift e të rruan mjekrën (dikush) të ngarkon vetë për një punë a për një detyrë dhe pastaj nuk të pyet a nuk të përfill ose s’të lë ta mbarosh atë punë; ta beson një detyrë e pastaj nuk të dëgjon; të vë plak e të rruan mjekrën.
PRIFTËRÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. E shoqja e priftit. 2. hist. Grua ose vajzë që kryente shërbesat fetare në një tempull (në botën e lashtë).
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIFTËRÍ,~A f. 1. Veprimtaria e priftit. Ushtron priftërinë. 2. përmb. Tërësia e priftërinjve, priftërinjtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIFTËRÍM,~I m. Veprimi kur priftëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIFTËRÍSHT ndajf. Si vepron dhe si i ka hije një prifti.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIFTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Bëj punën e priftit, shërbej si prift. Priftëroi gjatë. Priftëron në dy kisha të fshatit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRIFTËRÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me priftin ose me priftërinë, që i përket priftit ose priftërisë, i priftit ose i priftërisë. Rregullat priftërore. Rrobat priftërore.2. Që përgat…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë