Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PRÉSHT/Ë,~A f., bot. (lat. Genista sagittalis) Bimë barishtore shumëvjeçare gjetherënëse me lule të verdha tufore, kërcejt e së cilës përdoren si fshesë për të fshirë, fshesë; bari i draprit.
PRESH,~I m. sh. ~, ~TË bot. 1. (lat. Allium porrum) Perime e ngjashme me qepën, me kërcell të gjatë e fletë-fletë, me gjethe të lugëta e të gjata si shpatë, që mbillet në kopshte e ara dhe përdoret për ushqim. Farë (gjethe) preshi. Ngjyrë preshi ngjyrë e gjelbër e hapur. Byrek me presh. Mish (tavë) me presh. Mbjell presh. Lule preshi (bot.) bimë barishtore zbukuruese, me kërcell të lartë, me gjethe të gjata, të ngushta e me majë si shpatë, që nxjerr lule në formë vile, zakonisht të bardha, të trëndafilta ose të purpurta; shpatëz. S’jepet kalaja për presh. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje preshi: Presh i egër (lat. Muscari comosum) bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të shkurtër e me gjethe si të preshit, që rritet zakonisht nëpër lëndina fushore. Presh gomari (lat. Leucojum aestivum) Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe të gjata e lule të bardha në formë vile, që mbillet për zbukurim ose për vlerat mjekësore. Presh gjarpri presh i egër.
✱Sin.: pras, bathër, bathore, badër.
♦ Bën hesap me *gjethe të preshit (të prasit) (dikush) përb. Me *duar në presh. E kam presh në kopsht (dikë) iron. shih e kam lakra në kopsht (dikë) iron. E la presh në diell (dikë) e la pa gjë fare, ia mori të gjitha, i zhvati gjithçka; e la lakuriq; e la gisht; e la kalli. *Mish me presh e presh me mish. Me presh në dorë në çastin kur po vidhte ose po bënte diçka të keqe; në faj; me duar në presh; e zuri (e kapi) ndër lakra (dikë). Presh në kosh e farë ndarë iron. pa lidhje gjaku, që nuk janë farefis, pa asnjë lidhje afrie; as fare e as fis, as degë e as lis; farë në arë e presh në kosh iron.; është (bie) shtatë hostenë e një në majë (me dikë). Presh mashkull keq. djalë i pamartuar, i vetmuar, që nuk ka shoqëri me askënd; njeri pa njeri; hu pa thupra mospërf.; si baloja në verigë keq. Si presh i zier shumë i lodhur, i rraskapitur, i dërrmuar; i shkelur në dërstilë; bollë e vrarë; i rënkojnë eshtrat e trupit (dikujt). Është rritur me *bishta preshi (dikush).
PRESHTÍM,~I m. Gjelbërim, blerim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRESHT/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Gjelbëron, bleron, jeshilon.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRESHTÚAR (i, e) mb. I gjelbëruar, i bleruar, i jeshiluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë