Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PREMTÍ/M,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur premtoj ose kur premtohet diçka.
2. Fjala që jep dikush ose zotimi që merr për të bërë diçka. Premtim bindës. Premtime të zbrazëta (boshe). I dha (e mbajti) premtimin. E shkeli (nuk e mbajti) premtimin e dhënë.
3. Shpresa a siguria që dikush i jep një tjetri për diçka, për t’i mbaruar një punë etj.
4. bised. Diçka për të cilën dikush ka dhënë fjalën ta bëjë, ajo gjë që dikush ia ka premtuar një tjetri. Hë, ku i ke premtimet?
PREMTIMDHË́NËS,~I m. sh. ~, ~IT libr. Premtues.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREMTIMDHË́NËS,~E mb., libr. Premtues.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREMTIMDHË́NËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Premtuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREMTIMMÁDH,~E mb. Që bën premtime të mëdha.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREMTIMMBÁJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mbajtje e premtimit. Politikan që nuk dallohet për premtimmbajtje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREMTIMMBÁJTËS,~I m. sh. ~, ~IT libr. Që e mban premtimin e bërë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREMTIMMBÁJTËS,~E mb., libr. Që e mban premtimin e bërë. Njeri i fjalës dhe premtimmbajtës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREMTIMMBÁJTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e mban premtimin e bërë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREMTIMSHKÉLËS,~E mb. 1. Që është shkelës i një premtimi. Njeri premtimshkelës. Politikanë premtimshkelës, çartabesës, spitullues.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Prem…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë