Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PREKATÁR,~E mb. 1. Që di të sillet me të tjerët, që di si t’ia thotë dikujt një gjë, që di se ku e prek dikë, që ka takt. Plak (burrë) prekatar. Grua prekatare.
2. Që di t’i bjerë mirë një vegle muzikore, që të prek e të mallëngjen kur i bie një vegle muzikore, virtuoz.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Ishte prekatar i madh.
✱Sin.: i kujdesshëm, i sjellshëm, i vëmendshëm, mallëngjyes.
PREKATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur prekatoj ose kur prekatohem. 2. Prekje.3. Mallëngjim.4. Shqetësim, tronditje, fyerje, ofendim.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PREKAT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e PREKATÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREKAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Prek dikë a diçka me dorë etj. Ia prekatoi teshat e hekurosura. 2. fig. I ngjall dikujt ndjenja të thella, e prek, i lë mbresa, e mallëngjej. 3. …
Shfaq përkufizimin e plotë →PREKATÚAR (i, e) mb. 1. I prekur me dorë etj.2. I mallëngjyer.3. I shqetësuar, i tronditur, i fyer, i ofenduar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë