Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PREK vep., ~A, ~UR kal. 1. Përkas a takoj lehtë me dorë ose me diçka tjetër, çik pak dikë a diçka; arrij ta takoj me dorë, me gishta etj. Preku flokët. Preku murin. E preku në sup (në krah). Prek me dorë. Prek lehtë (pak). E bardhë është edhe bora në mal, por po ta prekësh mërdhin. (fj. u.) jo çdo gjë që është e bukur a e ndritshme, është doemos edhe e mirë; pamja të gënjen.
2. edhe jokal. Has a takoj në diçka; çik, përkas; zë. Preku në dysheme (në tavan). Topi preku rrjetën. Sonda preku fundin e detit. Preku në fund të lumit. Degët prekin në tokë. Sapo prekën rrezet e diellit në majat e maleve.
3. Vë dorën, gishtin etj. mbi diçka; provoj me dorë a me gisht. I preku pulsin (ballin). E preku me gisht. Preke pak këtu!
4. Marr pak nga një ushqim që hahet për ta provuar ç’shije ka etj., zë me dorë, ngas. Nuk e preku fare gjellën (biftekun).
5. fig., vet. v. III Ka të bëjë, lidhet me diçka; përket, çik. Nuk e prekën fare atë çështje. Forcimi i zhvillimit ekonomik preku çështjet më emergjente.
6. Marr diçka që zakonisht nuk më takon. S’e prek gjënë e huaj. Mos i prekni pemët! Ku s’ke vënë, mos prek! (fj. u.).
7. E trazoj a e ngacmoj diçka a dikë me dorë a me diçka tjetër për të luajtur etj., nuk e lë të qetë; ngas. Qan pa e prekur. S’e preku askush. Mos e prek gjarprin në bisht, se të ha në gisht! (fj. u.).
8. fig. Cenoj diçka që mbahet si e shenjtë a e shtrenjtë; shkel diçka që mbrohet nga ligji ose nga shoqëria; vë dorë, cenoj; dhunoj. I preku nderin. U prekën të drejtat. Prek interesat e dikujt.
9. Merrem pak me një punë a me një veprimtari të caktuar (zakonisht me mohim); bëj; mësoj, studioj pak. S’prekte asnjë punë në shtëpi. Nuk e kishte prekur matematikën fare dje. Nuk preku asnjë mësim. Nuk ka prekur gjë me dorë sot.
10. Bëj ndryshime në një dorëshkrim a në diçka tjetër, vë dorë. Nuk e ka prekur shumë çështjen e huazimeve bashkëkohore. I kishte prekur pak elementet etnolinguistike.
11. vet. v. III I bie, e zë, e kap (një sëmundje). E ka prekur tuberkulozi. Sëmundja ka prekur kafshët e egra (pëllumbat).
12. vet. v. III I bie dhe e prish pak, e godit, e dëmton, e cenon. I preku bryma domatet. I preku moti i keq (lagështia) pemët (mollët, nektarinat, dardhët).
13. fig. I ngjall dikujt ndjenja të thella, i lë mbresa, e mallëngjej. E preku shumë qëndrimi i shokëve (i mësuesit). Më preku fjala (sjellja) e tij. Na preku të gjithëve ajo ndodhi. Ishte një histori që të prekte.
14. I shkaktoj dhembje shpirtërore, e shqetësoj shumë, e trondit; e fyej. E preku në sedër.
15. vet. v. III Vepron mbi dikë a mbi diçka dhe lë gjurmë, ushtron ndikim, kap, përfshin, shtrihet, përhapet. Greva preku shumë qytete. Papunësia ka prekur shumë ndërmarrje. Ngritja e çmimeve ka ndikuar në nivelin e jetesës. Kriza ka prekur tregtinë e hidrokarbureve. Prek fundin arrij në cakun a në gjendjen më të ulët të mundshme në një punë, në një veprimtari etj.
16. fig. Shtjelloj shkurt a kalimthi një çështje, një problem etj., flas shkurt për diçka; çek, zë në gojë, përmend. Preku vetëm thelbin e çështjes. Preku shumë gjëra, por nuk u thellua. Këto çështje i prekën parafolësit. Mos e prek atë punë!
✱Sin.: përkas, takoj, pjek, çik, çek, cik, cek, cekoj, fshik, ngacmoj, has, ndesh, zë, kap, kafshoj, lëmek, puth, nis, ngas, cenoj, trazoj, dhunoj, bie, godit, dëmtoj, sëmur, emocionoj, mallëngjej, pezmatoj, lëndoj, shargoj, trondit, dokëndis, skërfit, përmend, gërgas, nanuris, qok, rrëqeth, rrok, acaroj, provoj, cyt, ther, prish, ndryshoj, malloj, rrëmbush, gërvisht, thek, shqetësoj, vras, turbulloj, rëndoj, fyej, ndrydh, ndikoj, veproj, përfshij, shtrihet, përhap, shtjelloj, ndal, dënoj.
♦ E preku në *dregëz (dikë). S’e prek (dot) as me *pendë (dikë). Preku në *plagë (dikush). E preku në *plagë (dikë). S’e prek (dot) as *me pupël (dikë). M’i preku (m’i gjeti) *telat (dikush). Më preku në *tela (dikush). S’e prek *tokën (dikush). Më preku në *zemër (në shpirt) (dikush a diçka).
PREKÁR,~E mb. 1. Që ka preka në fytyrë. Grua prekare. 2. I shëmtuar. 3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PRÉK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ndiej thellë, emocionohem, më lë mbresa diçka, mallëngjehem; ndiej dhembje shpirtërore për diçka, shqetësohem shumë, tronditem; fyhem. Preket …
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÉKJ/E,~A f. 1. Veprimi kur prek ose kur prekem. Prekja e mushkërive nga sëmundja. Ndalohet prekja me dorë! 2. Aftësia e njeriut a e kafshës për të ndijuar diçka duke e prekur; të…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÉKUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është prekur nga tuberkulozi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÉKUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është prekur nga tuberkulozi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÉKUR (i, e) mb. 1. Që është prekur nga një sëmundje; i sëmurë; kund. i paprekur. Fidanët e prekur. Pemët (kokrrat) e prekura. Kafshët (bagëtitë) e prekura. Bletët e prekura. 2. b…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÉKUR,~IT (të) as. Njëra nga të pesë shqisat; mundësia dhe aftësia për të ndijuar e perceptuar diçka me anë të lëkurës a duke e prekur; prekje. Shqisa e të prekurit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÉK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT bot. Vrugu i bimëve. I ra preka grurit (misrit, duhanit, rrushit).
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÉK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Pikë e murrme a e kuqërreme në fytyrën e disa njerëzve. Fytyrë me preka. Ka preka. 2. Gropëza a shenja që lë lija në fytyrë; quka. Preka lie. 3. fig.,…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÉK/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT 1. Prekje në sedër.2. Lëngatë; dergjë.3. fig. Ajo që lëngon; ajo që dergjet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë