Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PREJÁRDHUR (i, e) mb. 1. Që vjen a përftohet nga diçka tjetër, që ka lindur nga një gjë tjetër; që e ka fillimin, burimin a zanafillën diku, që nuk është i parë.
2. gjuh. Që është formuar me anë ndajshtesash fjalëformuese duke kaluar nga një pjesë ligjërate në një pjesë tjetër. Fjalë e prejardhur. Emra (mbiemra) të prejardhur.
✱Sin.: i përftuar, ndajshtesor.
PREJÁRDHJ/E,~A f. 1. Lindja dhe formimi i diçkaje, fillimi i diçkaje, zanafillë, origjinë. Prejardhja e botës bimore (shtazore). Prejardhja e ilirëve (e shqiptarëve). Prejardhja il…
Shfaq përkufizimin e plotë →PREJARDHSHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët i prejardhshëm; vetia e diçkaje që është e prejardhshme.2. Prejardhje. Ishte me prejardhshmëri nga një familje kontësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREJÁRDHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I prejardhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREJÁRDHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ka të bëjë me prejardhjen a me origjinën.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREJÁRDHËS,~E mb. Që ka të bëjë me prejardhjen, që i përket prejardhjes, i prejardhjes. Vend prejardhës. Klasa prejardhëse. Gjuhë prejardhëse gjuhë e prindërve, gjuhë amtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREJÁRDHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka të bëjë me prejardhjen a me origjinën.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë