Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PREJ parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar: 1. Vendin nga vjen, nga nis lëvizjen dikush a diçka; burimin nga del diçka; nga. Erdhën prej malit të Sharrit. Buron prej malit të Tomorit. Nis prej Veriut. Udhëtuan prej Prishtine në Tiranë.
2. Vendin ose sendin nga i cili përcaktohet një largësi; nga. Prej Tirane në Peshkopi. Prej shkollës e deri te sheshi qendror.
3. Sendin a vendin, nga sipërfaqja a brendësia e të cilit merret, largohet a hiqet diçka; nga. E nxori prej çantës. Zbriti prej makine.
4. Një tërësi, nga e cila veçohet një pjesë; nga. Disa prej nesh do të nisen qysh tani. Shumë prej tyre janë bërë financierë profesionistë. Kjo është njëra prej çështjeve.
5. Njeriun, kafshën a sendin nga kërkohet ose merret diçka, shkëputet ose largohet dikush etj.; nga. E kërkon prej teje. E larguan prej familjes. Mezi e shkëputën prej s’ëmës.
6. Punën, veprimtarinë, detyrën etj. që e lë dikush ose nga e cila largohet; nga. U lirua prej futbollit. U largua prej pune.
7. Gjendjen nga e cila dalim a shpëtojmë; diçka së cilës i shmangemi, i shpëtojmë etj.; nga. U zgjuan prej gjumit. Nuk heq dorë prej informatikës (prej pikturës). Shpëtoi prej rrezikut (prej sëmundjes, prej gripit).
8. Zanafillën ose prejardhjen e dikujt a të diçkaje; mjedisin, rrethin, grupin etj., të cilit i përket dikush a diçka; nga. Prej një familjeje mësuesish. Prej një dere të njohur. Prej fisit të lashtë të dardanëve (të kaonëve). Me burim prej ilirishtes. Fjalë e formuar prej një rrënje indoevropiane. Është prej Elbasani (prej Prizreni, prej Drenasi, prej Mitrovice).
9. Lëndën nga e cila është bërë diçka. Shtëpi prej guri (prej tullash, prej druri). Shkallë prej mermeri. Çantë prej lëkure.
10. Vendin a pjesën nga e kapim dikë ose diçka; për. E kapi prej dore. E zuri prej bishti. E mbërtheu prej xhakete.
11. Tiparin e dikujt a të diçkaje; atë që ka një tipar të dallueshëm e të përhershëm; cilësinë që dallon dikë a diçka nga një tjetër, atë që është karakteristik për dikë a për diçka dhe e kufizon nga të tjerët. Pamje prej luftëtari. Sjellje prej fisniku (qytetari) Qëndrim prej burokrati. Dallohet prej flokëve. E njohu prej syve. E kuptova prej zërit.
12. Kohën kur nis një veprim, fillimin e një periudhe kohe të caktuar; sasi kohe. Prej kohësh (prej shumë kohësh). Prej më se njëzet vjetësh. Prej vitesh nuk e kam parë. Po punojmë prej disa javësh. Prej sot e tutje.
13. Një periudhë të caktuar kohe (së bashku me një emër tjetër me parafjalët në, deri në); nga. Prej mëngjesit deri në mbrëmje. Prej orës katër deri në shtatë. Prej fillimit deri në mbarim.
14. Shkakun a arsyen e diçkaje; shkaktarin e diçkaje; nga. E bëri prej frikës (prej dëshpërimit). U dogj prej vapës. Ishin dobësuar prej pagjumësisë. E ka prej lodhjes. Prej tij e pati atë të keqe.
15. Sendin a gjedhen, sipas të cilit a sipas së cilës veprohet ose bëhet diçka; nga. Marrim shembull prej më të përparuarve.
16. Njeriun me të cilin përcaktohet një lidhje afrie a gjaku, vijën a anën e lidhjes; nga. Kushëri prej nënës (prej babait). Mik prej vëllait.
17. Sasinë e diçkaje sipas një mase të caktuar. Ngastër prej dhjetë hektarësh. Miting prej mijëra vetash. Me shpejtësi prej njëqind e dhjetë kilometrash në orë. Thellësi prej gjashtë mijë metrash.
18. Njeriun veprues ose sendin veprues; nga. Ushtonte pylli prej erës. Mora mesazh prej motrës. Është nënshkruar prej saj.
19. Vend, marrëdhënie në hapësirë ose sasi (në disa togje me ndajfolje); nga. Prej afër. Prej poshtë.
PREJÁRDHJ/E,~A f. 1. Lindja dhe formimi i diçkaje, fillimi i diçkaje, zanafillë, origjinë. Prejardhja e botës bimore (shtazore). Prejardhja e ilirëve (e shqiptarëve). Prejardhja il…
Shfaq përkufizimin e plotë →PREJÁRDHUR (i, e) mb. 1. Që vjen a përftohet nga diçka tjetër, që ka lindur nga një gjë tjetër; që e ka fillimin, burimin a zanafillën diku, që nuk është i parë. 2. gjuh. Që është …
Shfaq përkufizimin e plotë →PREJÁRDHËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ka të bëjë me prejardhjen a me origjinën.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREJÁRDHËS,~E mb. Që ka të bëjë me prejardhjen, që i përket prejardhjes, i prejardhjes. Vend prejardhës. Klasa prejardhëse. Gjuhë prejardhëse gjuhë e prindërve, gjuhë amtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREJEMËRÓR,~E mb., gjuh. Që është formuar nga një temë emërore. Folje prejemërore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREJFOLJÓR,~E mb., gjuh. Që është formuar nga një temë foljore. Emër (mbiemër) prejfoljor.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREJNÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pasdreke, koha nga mesdita deri në buzëmbrëmje. Erdhi prejnata, këqyr e gjej konak! (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PREJPJESÓR,~E mb., gjuh. Që është formuar nga një pjesore. Mbiemri prejpjesor.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREJSÉ lidh., bised. Ngaqë, meqë. Prejse ishte e lodhur, e mori gjumi menjëherë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRÉJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pritë, presë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë