Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PREHËRTHÁTË mb. f. 1. Që nuk lind fëmijë. Grua prehërthatë.
2. Që ka mbetur pa fëmijë, që s’ka asnjë fëmijë (për një grua); qyqare. Mbeti prehërthatë.
3. si em. f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
4. si em. f., mallk. Iu thaftë barku, mos lindtë fëmijë! T’u thaftë prehri moj prehërthatë!
✱Sin.: prehërboshe, prehërnëmur, prehërzbrazët, prehërshprazët, barktharë, barkthatë, qyqare.
PRÉH/ËR,~RI m. 1. Vendi që formohet nga pjesa e përparme e kofshëve dhe e trupit, nga barku deri te gjunjët, kur rrimë ulur, ku zakonisht mbajmë fëmijët; pëqi. Mban fëmijën në preh…
Shfaq përkufizimin e plotë →PREHËRBÓSHE mb. f. 1. Prehëthatë, prehërzbrazët. 2. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREHËRNË́MUR mb. f. 1. Që lind fëmijë. 2. Që nuk i rrojnë fëmijët.3. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREHËRSHPRÁZËT mb. f. Prehërthatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PREHËRZBRÁZËT mb. f. Prehëthatë, prehërshprazët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë