Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PRECIPIT/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR kim., vet. v. III 1. jokal. Bie në fund të një tretësire a të një ene (për thërrmija të patretshme në lëngje); kullon, fundërron. Precipitojnë kripërat e patretshme. E lë të precipitojë. Precipiton në fund.
2. kal. Bën që të bjerë në fund a të kullojë (lënda e patretshme). I precipitoi kripërat.
✱Sin.: fundërron, kullon.
PRECIPITÁT,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Lëndë e patretshme që bie në fund të një tretësire a të një ene; fundërresë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRECIPITÍM,~I m. sh. ~E, ~ET kim. 1. Veprimi kur precipiton. Precipitimi i kripërave. 2. Dukuri kimike kur një lëndë e patretshme kullon e bie në fund.✱Sin.: fundërrim, kullim, dep…
Shfaq përkufizimin e plotë →PRECIPITÚAR (i, e) mb. Që ka precipituar. Kripëra (papastërti) të precipituara.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë