Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PRAVULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Mbaj mbi avull fytyrën, duart etj. për t’i ngrohur; laj me ujë të nxehtë trupin a një pjesë të tij. Pravulloj shtatin. Pravulloj këmbët. Pravulloj hundët thith avull me hundë që të më shkojë të ftohtët.
2. Fut diçka në ujë të nxehtë, përvëloj.
3. E nxeh a e ngroh shumë diçka me zjarr a me ujë të nxehtë, e bëj avull. Pravulloj rrobat. Pravulloi odën.
✱Sin.: përvëloj, ngroh.
PRAVULLÍM,~I m. Veprimi kur pravulloj ose kur pravullohem.✱Sin.: përvëlim, ngrohje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAVULLÍT (PRAVULLÍS) vep., ~A, ~UR krahin., kal. Pravulloj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PRAVULLÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv. Pravullohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAVULLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. Pravullim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAVULLÍTUR (i, e) mb. I pravulluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PRAVULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Qëndroj mbi avullin e ujit a mbi diçka tjetër që nxjerr avull, kur mërdhij ose kur më ka zënë rrufa; marr një avull pranë zjarrit. 2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →PRAVULLÚAR (i, e) mb. Që është pravulluar. Rroba të pravulluara.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë