Fjalori
PRAPANIK

PRAPANÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT etnogr. Copë cohe, basme etj., e punuar si përparëse e vogël, që mbanin prapa gratë e disa viseve të Shqipërisë.


Rezultate të ngjashme

PRAPANÍK/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Diçka, së cilës i ka kaluar koha. Luftojmë prapaniken, mbrojmë përparimtaren.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAPANÍK/E,~JAII f., bised. 1. Prapanicë, fundshpinë, bythë.2. Prapëset e samarit a të shalës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAPÁN,~E mb. 1. I praptë, i mbrapshtë. Njeri prapan. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PRAPA/NDÍQEM jovep., ~NDÓQA (u), ~NDJÉKJUR pës. e PRAPANDJÉK.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAPA/NDJÉK vep., ~NDÓQA, ~NDJÉKJUR kal. 1. Ndjek dikë nga prapa. Po prapandiqnin pararojën. 2. Vëzhgoj a gjurmoj dikë, duke ndjekur nga prapa. E prapandoqi për muaj të tërë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAPANGÉL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Prapambetem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAPANGÉLJ/E,~A f. Prapambetje. Prapangelja shumëshekullore nuk mund të tejkalohet për disa dhjetëra vjet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAPANGÉLUR (i, e) mb. I prapambetur. Gjendje shumë e prapangelur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAPANGJÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Ngjit diçka prapa diçkaje tjetër. Ia parangjiti targën karrocerisë.2. E bëj të shkoj pas dikujt dhe nuk i ndahem. Ia prapangjiti vargut të refugjat…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PRAPANÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Pjesa e prapme e trupit të njeriut poshtë kurrizit, të ndenjurit; bythë. I lau prapanicën foshnjës.2. Pjesë e veshjes që mbulon të ndenjurit.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.